Categories: kosovë

Ahmeti takon delegacionin nga Bangladeshi, synohet zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik dhe teknologjik

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, zhvilloi një takim me delegacionin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bangladeshit, të kryesuar nga sekretari Nazrul Islam.

Të lidhura

None found

Delegacioni ndodhet në Prishtinë në prag të raundit të dytë të konsultimeve politike mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Bangladeshit.

Ahmeti e falënderoi sekretarin Islam për përkrahjen e vazhdueshme që Bangladeshi i ka dhënë Republikës së Kosovës, ndërsa vlerësoi pozitivisht raportet ndërmjet dy shteteve.

Në bisedë u trajtuan marrëdhëniet dypalëshe dhe hapësirat për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, veçanërisht në ekonomi, tregti dhe teknologji informative. Palët shkëmbyen gjithashtu qëndrime për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe Bangladesh.

Zëvendësministri konfirmoi gatishmërinë e Kosovës për t’i çuar më tej marrëdhëniet me Bangladeshin dhe për të shtuar bashkëpunimin në sektorë me interes të përbashkët.

të fundit

Protestuesit kërkojnë burgosje, jo suspendime, si dhe dorëheqjen e Gërvallës, Sveçlës dhe Muhaxherit

Në ditën e dytë të protestës ku po kërkohet drejtësi për gruan që u vra para pak ditësh në Pejë,…

9 minutes ago

Nuk kërkojmë suspendime, por burgosje”: marsh protestues në Prishtinë për vrasjen e Arlinda Zekajt

Qindra qytetarë protestuan edhe sot në Prishtinë, me kërkesat për drejtësi në lidhje me rastin tragjik në Vitomiricë të Pejës.…

9 minutes ago

Egnatia dhe Teuta përballen në Rrogozhinë në duelin për kreun e kampionatit

Egnatia - TeutaEGNATIA 0-0 TEUTA “Abissnet  Superiore”: Java 9-tëStadiumi: “Arena Egnatia”Arbitër: Juxhin Xhaja FORMACIONET ZYRTARE:EGNATIA: Dajsinani; Jaime, Bitri, Sota, Yago, Kryeziu, Aleksi,…

10 minutes ago

De Jong drejt largimit nga Barcelona, Flick nuk e konsideron më zgjedhje të parë

E ardhmja e Frenkie de Jongut te Barcelona është vënë seriozisht në pikëpyetje pas rikthimit të tij nga lëndimi, ndërsa…

11 minutes ago

Di Marzio: Juventusi mund të shesë Kenan Yildizin për të ardhura të mëdha

Juventusi mund të detyrohet të shesë yllin e ri Kenan Yildiz për të balancuar financat e klubit, ndërsa Arsenali shihet…

11 minutes ago

Tomor Alizoti: Rama ka humbur legjitimitetin politik, protestat do të bëhen më të fuqishme

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, deklaroi në një intervistë për News24 se kryeministri Edi Rama është delegjitimuar politikisht, ndërsa…

19 minutes ago