Categories: kosovë

Agron Qalaj merr pjesë në prezantimin e raportit të OSBE-së për gjykimet e rasteve të krimeve të luftës

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, ishte i pranishëm sot në prezantimin e raportit të Misionit të OSBE-së në Kosovë lidhur me monitorimin e gjykimeve për rastet e krimeve të luftës.

Të lidhura

None found

Raporti i Misionit të OSBE-së në Kosovë mbi monitorimin e gjykimeve të rasteve të krimeve të luftës paraqet gjetjet e dala nga shtatë vite monitorim sistematik të procedurave për krime lufte. Në të vlerësohet përputhshmëria me standardet vendore dhe ndërkombëtare për gjykim të drejtë, identifikohen zhvillimet dhe sfidat kryesore, si dhe jepen rekomandime për institucionet përgjegjëse.

Gjatë fjalës së tij, U.D. Kryeprokurori Qalaj theksoi se trajtimi i rasteve të krimeve të luftës është një ndër fushat më të ndjeshme dhe më sfiduese të drejtësisë penale. Ai nënvizoi se këto raste kërkojnë profesionalizëm, paanshmëri, pavarësi dhe zbatim të plotë të ligjit.

Ai vuri në pah se rastet e ndërtuara mbi prova, cilësia e hetimeve dhe respektimi i standardeve të gjykimit të drejtë përbëjnë elemente thelbësore për garantimin e drejtësisë dhe forcimin e besimit në sistemin prokurorial.

Po ashtu, U.D. Kryeprokurori Qalaj shprehu vlerësim për angazhimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës në trajtimin e këtyre rasteve, duke theksuar se janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve profesionale dhe rritjen e fokusit institucional në hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve të luftës.

Duke iu referuar raportit të OSBE-së, Qalaj e cilësoi atë si një kontribut me rëndësi për institucionet e drejtësisë dhe si një mundësi për reflektim mbi praktikat që mund të përmirësohen edhe më tej.

Në fund të fjalës së tij, Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Agron Qalaj, rikonfirmoi përkushtimin e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit për të vazhduar mbështetjen ndaj Prokurorisë Speciale, me synim forcimin e cilësisë, profesionalizmit dhe respektimit të të drejtave të njeriut në ndjekjen penale të rasteve të krimeve të luftës. Ai gjithashtu falënderoi Misionin e OSBE-së në Kosovës dhe të gjithë profesionistët e drejtësisë për angazhimin e tyre të vazhdueshëm dhe për mbështetjen e sundimit të ligjit.

të fundit

Kërcënim për bomba në rreth 6 mijë shkolla italiane: “Kemi ardhur t’ju shfarosim

Alarm për bombë në rreth 6 mijë shkolla në Itali. Sipas Ministrisë së Arsimit, institucione të shumta arsimore të të…

1 minute ago

Mickoski kundërshton zgjedhjet e parakohshme: Do ta çonin vendin drejt falimentimit

Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare sepse vendi do të falimentojë, dhe zgjedhjet nuk rekomandohen as nga bashkësia…

9 minutes ago

Vuçiq kritikon Listën Studentore për qëndrimin ndaj Kosovës dhe bashkëpunimin me Listën Serbe

Ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kritikuar përfaqësuesit e Listës Studentore, duke vënë në pikëpyetje qëndrimet e tyre për Kosovën…

10 minutes ago

Mesazhi u mor menjëherë”, Rolando Maran flet për problemet e skuadrës dhe planin ndaj Finlandës

Në prag të ndeshjes së nesërme kundër Finlandës, Ligën C të Ligës së Kombeve, ka folur trajneri i Shqipërisë, Rolando…

12 minutes ago

Interi po shqyrton ndërprerjen e parakohshme të kontratës së John Stones

John Stones mund të largohet nga Interi, vetëm katër muaj pasi iu bashkua klubit italian si transferim i lirë nga…

13 minutes ago

Kandidati austriak për president, Günther Fehlinger-Jahn, në mbështetje të Marjana Koçekut

Kandidati i vetëshpallur për president të Austrisë, Günther Fehlinger-Jahn, mbështet qëndrimin e deputetes së pavarur Marjana Koçeku për njohjen e…

14 minutes ago