Categories: Uncategorized

Pasi vrau familjarët shkoi në lokal, zbulohen detaje të rënda nga tragjedia në Gjilan

Të tjera detaje tronditëse kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur në Gjilan dy ditë më parë, ku dyshohet se efektivja e policisë Valdete Bllaca ekzekutoi familjarët e saj dhe më pas veten.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka shprehur keqardhjen për atë që ka ndodhur.

Të lidhura

None found

“Fatkeqësisht kemi pas një rast shumë të rëndë dhe të ndjeshëm. Në Gjilan dje është shuar një familje, pesë anëtarë të një familje që nuk jetojnë më. Në mesin e këtyre pesë anëtarëve të një familje është një police e Policisë së Kosovës e cila ka punuar së fundmi në Stacionin Policor në Gjilan dhe e cila e dimë sigurt që ka bërë vetëvrasje dje rreth orës 12:40 gjatë ditës”, ka thënë ai.

Qalaj në Klan Kosova ka folur për pistat e mundshme që tregojnë se si ka ndodhur ky rast tragjik.

“Drejtoria e Krimeve të Rënda është duke e hetuar rastin nën udhëheqjen e prokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjilan. Mund të them që njëra nga të dyshuarat apo e dyshuara kryesore është zyrtarja policore, mirëpo duhet të presim të gjitha ekzaminimet që i bën Njësiti i Forenzikës në vendin e ngjarjes dhe hetimet nga Drejtoria e Krimeve të Rënda.

Është bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes, janë marrë të gjitha evidencat që duhet të merren. Duhet që elementet që janë marrë nga vendi i ngjarjes dhe rezultatet që dalin nga obduksioni i Mjekësisë Ligjore të na përputhen në mënyrë që të bëjmë një konstatim.Atë që mund të them lirisht është se dyshimet tona janë që të katër anëtarët e familjes dyshohet që janë vrarë në orët e hershme të mëngjesit, derisa zyrtarja policore ka bërë vetëvrasje gjatë pjesës së parë të ditës”, tha Qalaj.

Ai theksoi se ka dëshmi që Bllaca ishte në shoqëri të afërmve të saj në një nga lokalet në Gjilan, pasi kishte vrarë familjarët.

“Pastaj është kthyer në shtëpi e shoqëruar nga disa familjarë – tezja dhe djali i tezes. Për një moment është larguar nga familjarët, është futur brenda në shtëpi dhe familjarët kanë dëgjuar dy shkrepje të armëve.Në atë moment, ata e kanë thirrë policinë. Reagimi i Policisë ka qenë shumë i shpejtë dhe është konstatuar se zyrtarja policore ka bërë vetëvrasje dhe në atë shtëpi kanë qenë edhe katër trupa të anëtarëve të familjes Bllaca nga Gjilani”, shtoi ai. /abcneës.al

të fundit

Kosova vijon përgatitjet, stërvitja e tretë para ndeshjes me Izraelin

Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar të mërkurën përgatitjet për ndeshjen e rëndësishme kundër Izraelit, duke zhvilluar seancën e tretë stërvitore…

1 minute ago

Këlliçi kundërshton shpërblimin prej 250 milionë lekësh për Maznikun: Kontribuoi në heqjen e 15 bashkive nga harta

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka denoncuar një vendim të marrë në Byronë e Kuvendit, përmes të cilit, sipas…

7 minutes ago

Pacolli kërkon hetim të thelluar pas arrestimeve në rastin “Hirano” dhe ngre dyshime për Valon Llukën

Biznesmeni dhe ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas arrestimit të dy personave të tjerë në lidhje me rastin…

11 minutes ago

Kërcënim për bomba në rreth 6 mijë shkolla italiane: “Kemi ardhur t’ju shfarosim

Alarm për bombë në rreth 6 mijë shkolla në Itali. Sipas Ministrisë së Arsimit, institucione të shumta arsimore të të…

13 minutes ago

Mickoski kundërshton zgjedhjet e parakohshme: Do ta çonin vendin drejt falimentimit

Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare sepse vendi do të falimentojë, dhe zgjedhjet nuk rekomandohen as nga bashkësia…

22 minutes ago

Vuçiq kritikon Listën Studentore për qëndrimin ndaj Kosovës dhe bashkëpunimin me Listën Serbe

Ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kritikuar përfaqësuesit e Listës Studentore, duke vënë në pikëpyetje qëndrimet e tyre për Kosovën…

22 minutes ago