Abdixhiku nga Prizreni: 5 Miliardë euro investime

Prizreni ishte vendi i radhës, ku kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, mbajti tubimin elektoral. Para mbështetësve, Abdixhiku tha se asnjë rrugëtim historik nuk nis pa Prizrenin.

Abdixhiku premtoi 5 miliardë euro investime dhe rritje pagash për shërbyesit civilë me koeficient prej 150 që në javën e parë.

Ndërsa për qytetarët e Prizrenit, Abdixhiku ofroi mbështetje të plotë nga qeverisja qendrore, ndër të tjera duke premtuar ndërtimin e çerdheve dhe investime të tjera.

Kandidati për deputet, Driton Selmanaj, tha se është koha e ndryshimit të madh dhe se LDK-ja është gati t’i japë zhvillim Kosovës.

Në këtë tubim, Abdixhiku prezantoi kandidatët për deputetë nga kjo komunë.


Shtuar 29.01.2025 19:34