Abdixhiku: Brezovica do të ketë vëmendjen time si kryeministër

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se investimet në Brezovicë janë pjesë e planeve të tyre qeverisëse.

Ai e ka quajtur interes nacional investimin në këtë zonë turistike.

“Teleferik të rinj, gondola, shtigje të reja për skijim ditën e natën, qendra hotelierike e komerciale me brende botërore, mirëmbajtje moderne – këto janë qëllimet tona! Brezovica do të ketë vëmendjen time personale si kryeministër, që punët të nisin e përfundojnë në kohë rekord”, ka thënë Abdixhiku.


Shtuar 28.01.2025 16:22