Me rastin e afrimit të festës së 28 Nëntorit, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) zhvilloi homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, duke nderuar komandantin legjendar Adem Jashari, familjen Jashari dhe të gjithë dëshmorët e kombit.
Përmes një mesazhi, AAK vlerësoi sakrificën e familjes Jashari, të udhëhequr nga Adem Jashari, duke e cilësuar atë si një prej kapitujve më të lavdishëm të historisë së re shqiptare.
None found
Sipas AAK-së, Prekazi mbart një rëndësi të veçantë në këtë datë. Në mesazh nënvizohet gjithashtu se kujtesa historike nuk duhet të kufizohet vetëm te nderimi i së kaluarës, por duhet të shërbejë edhe si përgjegjësi për të ardhmen.
Partia bëri thirrje për forcimin e institucioneve, ruajtjen e unitetit dhe angazhimin për një Kosovë ku liria, drejtësia dhe dinjiteti i qytetarëve mbeten vlera të pacenueshme.
AAK uroi festën e 28 Nëntorit për të gjithë shqiptarët në trojet shqiptare dhe në mbarë botën.
Lavdi komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve për liri!
Kryeministri Albin Kurti sërish i bëri thirrje Bashkimit Evropian që Kosovës t’ia japë statusin e vendit kandidat dhe të nisë…
Sipas vendimit të GJKKO-së, Emiljano Shullazi dhe Astrit Avdyli janë dënuar me nga 10 vite burgim, ndërsa Gjergji Cukali me…
Julian Ahmataj Skënderbeu u mposht nga Tirana, në një ndeshje shumë të luftuar dhe që prodhoi shumë emocione [...]Read More...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka dhënë vendimin për dosjen “P*umbi i Artë”, duke dënuar…
Pas më shumë se dy vitesh negociata, Parlamenti Europian ka miratuar këto ditë reformën e legjislacionit farmaceutik të Bashkimit Europian.…
Deputeti gjerman Peter Beyer ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Kosovës në Gjermani, Dr. Faruk Ajeti, ku kanë diskutuar…