Categories: kosovë

A po e lidh LDK-ja formimin e institucioneve me postin e presidentit? Sqaron Blerim Sinani

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se 18 deputetët e kësaj partie mund të votojnë si një trup i vetëm vetëm në rast se kandidati për president vjen nga radhët e LDK-së.

Të lidhura

None found

Ky qëndrim shënon një ndryshim në raport me deklarimet e mëhershme të partisë. Muaj më parë, LDK-ja kishte këmbëngulur se posti i presidentit duhej t’i besohej një personaliteti jopartiak dhe bashkues, ndërsa tani mbështetjen për krijimin e institucioneve po e lidh me zgjedhjen e një kandidati të saj në këtë pozitë.

Në zgjedhjet e 7 qershorit, Lidhja Demokratike e Kosovës kishte garuar me Vjosa Osmanin për presidente, duke e prezantuar atë si figurë që mund të bashkonte spektrin politik.

Blerim Sinani, anëtar i LDK-së dhe kandidat për deputet nga kjo parti, vlerëson se bisedat për ndarjen e përgjegjësive institucionale nuk duhet të interpretohen si vendosje e interesave partiake mbi ato të shtetit.

Ai thotë se marrëveshjet politike janë praktikë e zakonshme në një sistem demokratik, sidomos kur asnjë subjekt nuk ka numrat për të qeverisur i vetëm. Sipas tij, qëllimi nuk duhet të jetë vetëm dalja nga bllokada politike, por ngritja e institucioneve të qëndrueshme dhe funksionale.

“Mendoj se pyetja është e ndërtuar mbi një supozim me të cilin nuk pajtohem. Nuk besoj se diskutimi për përgjegjësitë institucionale do të thotë se po vihet interesi partiak para atij shtetëror.

Kur asnjë parti nuk i ka votat për të qeverisur e vetme, marrëveshjet janë pjesë normale e demokracisë. Natyrisht që në ato bisedime diskutohen edhe përgjegjësitë që do t’i marrë secila palë.

Për mua, interesi shtetëror nuk është thjesht të krijohen institucione sa për ta kaluar situatën. Interesi shtetëror është të krijohen institucione që zgjasin, që funksionojnë dhe që kanë një marrëveshje serioze pas vetes. Nëse një marrëveshje i shërben këtij qëllimi, atëherë ajo i shërben edhe shtetit”, deklaroi Sinani për “Bota sot”.

të fundit

Kosovo and Albania deepen partnership in agriculture, sign two cooperation agreements

Me ftesë të ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë, Andis Salla, ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe…

58 seconds ago

Serwer: Compromises are needed to build institutions in Kosovo

Profesori amerikan Daniel Serwer ka folur për zhvillimet politike në Kosovë, duke komentuar situatën e bllokadës institucionale dhe sfidat në…

2 minutes ago

Rudolph reaffirms Germany’s support for justice in Kosovo

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Arian Gashi, është pritur në takim nga ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në…

3 minutes ago

Kurti calls Daniel Serwer a great friend of Kosovo

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur në takim profesorin amerikan Daniel Serwer, të cilin e ka cilësuar si mik…

4 minutes ago

Six drivers detained by police, five of them without a driver’s license

MPB Maqedoni njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit, nëpunësit policorë i kanë privuar…

5 minutes ago

Proposed amendments to the Electoral Code submitted to Parliament, SDSM announces blockade

Ndryshimet e Kodit zgjedhor arrijnë në Kuvend. Zonat zgjedhore nuk ndryshojnë dhe do të mbetin gjashtë. Me këtë nuk bëhen…

6 minutes ago