Categories: kosovë

A do ta mbështesë AAK-ja kandidaturën e Bekim Sejdiut për president? Përgjigjet Ardian Gjini

Ardian Gjini, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka sqaruar qëndrimin e partisë për procesin e zgjedhjes së presidentit të Kosovës, përfshirë mundësinë që deputetët e saj të votojnë Bekim Sejdiun, kandidatin e propozuar nga LDK-ja dhe LVV-ja.

Të lidhura

None found

Sipas Gjinit, pozicioni i AAK-së është përcaktuar që më 7 qershor dhe partia nuk e konsideron veten të lidhur me marrëveshjet eventuale mes subjekteve të tjera politike.

“Qëndrimi i Aleancës është i qartë që prej datës 7 qershor. Ne nuk kemi kurrfarë obligimi ndaj çfarëdo marrëveshje që bëjnë dy parti politike të tjera”, deklaroi Gjini.

Kreu i AAK-së shprehu kritika ndaj qeverisë, duke thënë se nuk vëren gatishmëri për trajtimin e çështjeve që prekin qytetarët, të ardhmen e vendit dhe planifikimet afatgjata të Kosovës.

“Nuk shohim kurrfarë vullneti të kësaj qeverie me u marrë me çfarëdo teme që ka të bëjë me qytetarin e Kosovës, me të ardhmen e vendit, me planifikimet afatgjata”, u shpreh ai.

I pyetur nëse Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku e kanë ftuar për konsultime rreth zgjedhjes së presidentit, Gjini tha se nuk dëshiron të përfshihet në atë që e quajti “lojëra të fëmijëve”.

“S’kam kohë për ksi lojërash të fëmijëve që janë me qëllim mashtrimin e opinionit publik dhe dërgimin e Kosovës në zgjedhje”, tha ai.

Gjini theksoi se deputetët e AAK-së janë të bashkuar në qëndrimin e tyre dhe se çdo vendim i partisë do të merret në mënyrë kolektive.

“Jemi qind për qind unik. Çfarëdo vendimi që merret në Aleancë, është unik”, përfundoi kryetari i AAK-së.

Gjatë deklarimit të tij, ai foli edhe për protestën e komunave, duke e përshkruar gjendjen në Kosovë si veçanërisht të rëndë.

“Sot jemi në situatën që komunat kanë ardhur të protestojnë, për shkak se periudha e mashtrimit më të madh në historinë e Kosovës e ka prekur çdo pore të jetës në Kosovë. Kosova është para kolapsit ekonomik e social. Nuk respektohet në arenën ndërkombëtare. Kemi bllokada, jemi përjashtuar nga dialogu strategjik me Amerikën dhe kemi qenë nën sanksione të Evropës”, deklaroi Gjini.

të fundit

Përplasja me Lirim Mehmetajn çon Gani Gecin në polici, familja mohon arrestimin

Pas një përplasjeje lidhur me një postim për deputetin Fatos Geci, ish-deputeti Gani Geci është raportuar se ka përfunduar në…

9 minutes ago

Reuters: Uashingtoni zbut kufizimet ndaj naftës ruse për të rikthyer Putinin në bisedimet për Ukrainën

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump po përdor lehtësimin e kufizimeve për eksportet e naftës ruse si një instrument diplomatik…

18 minutes ago

Changes to the 2026 budget on the agenda of Assembly committees

Disa komisione parlamentare të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë mbledhje gjatë ditës së sotme, ku në fokus do të…

26 minutes ago

Gani Geci arrested near TV station hosting debate on suspicion of threatening journalist Lirim Mehmetaj

Sinjali ka mësuar nga burimet e saj se Gani Geci është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Kanosje”.…

26 minutes ago

World Bank: Emigration and population aging are limiting Albania’s economic growth

Emigracioni, plakja e popullsisë dhe mungesa e fuqisë punëtore me aftësitë e kërkuara nga bizneset vazhdojnë të kufizojnë potencialin e…

26 minutes ago

Exchange rates for October 13: Dollar and euro buying and selling rates, and how other currencies fare

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me…

27 minutes ago