Categories: kosovë

Zulfaj kryeson takimin e Komitetit Zbatues për zbatimin e reformave të Kosovës

Mbledhja e 12-të e Komitetit Zbatues për Planin e Rritjes u zhvillua nën drejtimin e Jeton Zulfajt, Koordinatorit Kombëtar për Instrumentin për Reforma dhe Rritje. Fokusi kryesor i takimit ishte progresi i arritur në zbatimin e Agjendës së Reformave të Kosovës.

Në këtë sesion u analizua ecuria e hapave reformues, duke i kushtuar vëmendje të veçantë atyre që pritet të finalizohen deri në fund të vitit 2026, si dhe reformave të parashikuara për periudhën janar-qershor 2027.

Të lidhura

None found

Sipas komunikatës zyrtare, bisedimet u përqendruan në vlerësimin e gjendjes aktuale të reformave, masat që duhen ndërmarrë për të përmbushur detyrimet, evidentimin e pengesave dhe rreziqeve potenciale, si dhe nevojën për asistencë shtesë gjatë kësaj faze.

Gjatë takimit u nënvizua domosdoshmëria e bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve dhe respektimit të afateve kohore për zbatimin e reformave, me qëllim që Kosova të përmbushë angazhimet e marra në kuadër të Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor.

Ky mekanizëm financiar ka për qëllim të nxisë reformat dhe zhvillimin ekonomik në vendet e rajonit, ndërsa zbatimi i Agjendës së Reformave përfaqëson një nga detyrimet kryesore të Kosovës për të përfituar nga mundësitë që ofron Plani i Rritjes i BE-së.

të fundit

Vergori tregon kushtet për rishikimin e pozicionimit të forcave të KFOR-it në Kosovë

Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), gjeneralmajor Roberto Vergori, ka informuar përfaqësuesit e vendeve të rajonit për situatën…

10 minutes ago

“Tani jam vetëm”, Brikena bën njoftimin e papritur: Më dhëmb shpirti, sepse e dua shumë

Brikena Selmanaj është rikthyer në qendër të vëmendjes së mediave dhe rrjeteve sociale, pas aludimeve se ajo dhe Mateo Borri…

23 minutes ago

Prokurorja Haxhi Vasileva: Nuk ka gjetje thelbësore që cenojnë ekspertizën e ADN-së në gjykimin ndaj Ristovit

Prokurorja Iskra Haxhi Vasileva vlerësoi se mendimi i sotëm i ekspertizës i paraqitur nga mbrojtja në gjyqin kundër gjyqtarit të…

27 minutes ago

Prishtina fiton 3-0 ndaj Drenicës, Diatta realizon tre gola

Prishtina ka shënuar fitore bindëse me rezultat 3-0 në shtëpi ndaj Drenicës në kuadër të javës së 14-të në elitën…

28 minutes ago

Dinamo nis me presion, por portieri i Elbasanit përgjigjet me pritje vendimtare

Elbasani - DinamoELBASANI 0-0 DINAMO“Abissnet Superiore”: Java 12Stadiumi: “Elbasan Arena”Arbitër: Ditmir Grimci  FORMACIONET ZYRTARE:ELBASANI: Aleksovski; Lulaj, Tresa, Nikaj, Wague, Epitaux, Ibrahim,…

35 minutes ago

Braçe: Në 2005 zgjodhëm me votë më të mirin, jo trashëgimtarin – drejtuesi duhet të dalë nga gara

Deputeti socialist Erion Braçe, i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ka folur për gjendjen shëndetësore të kryebashkiakut…

36 minutes ago