Categories: kosovë

27 vjet nga vendimi për transformimin e UÇK-së

Kanë kaluar 27 vjet nga vendimi i rëndësishëm për transformimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa demilitarizimi i saj dhe krijimi i Trupave Mbrojtëse të Kosovës vazhdojnë të konsiderohen si disa prej hapave kyç në forcimin e institucioneve të sigurisë në vend.

Pas përfundimit të luftës, ky proces u zhvillua nën mbikëqyrje ndërkombëtare dhe vendosi themelet për ngritjen e kapaciteteve vendore në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Ky zhvillim do të pasohej vite më vonë me themelimin dhe avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, që sot është institucioni kryesor për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit.

Të lidhura

None found

Njëzet e shtatë vjet më parë, në malet e Berishës, udhëheqësit e Kosovës morën vendimin për ta transformuar UÇK-në, duke shënuar kështu nisjen e një etape të re në ndërtimin e institucioneve të pasluftës.

Marrëveshja që rregullonte këtë transformim përfshinte disa faza, si dorëzimi i armëve, mbajtja përkohësisht e uniformave dhe përfshirja e një pjese të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në polici, administratë publike dhe institucione të tjera.

I gjithë ky proces u realizua brenda 90 ditësh, periudhë në fund të së cilës përfundoi demilitarizimi i plotë i UÇK-së.

Më 20 shtator 1999 u firmos marrëveshja për themelimin e Trupave Mbrojtëse të Kosovës-TMK, një strukturë që nuk u konceptua si forcë ushtarake, por si organizatë civile emergjente për përballimin e fatkeqësive natyrore dhe situatave të tjera të jashtëzakonshme.

Nënshkrues të marrëveshjes ishin Hashim Thaçi, në cilësinë e komandantit politik të UÇK-së, dhe Agim Çeku, si Shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, ndërsa ajo u pranua nga gjenerali britanik Mike Jackson, komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë.

Njëri nga të përfshirët në këtë proces, gjenerali Kadri Kastrati, e vlerëson atë si një moment historik dhe me peshë të veçantë.

Tash, pas më shumë se 2 dekadash, Kastrati flet për Forcën e Sigurisë së Kosovës së sotme, të cilën e cilëson si krenari të vendit.

Transformimi i UÇK-së dhe themelimi i TMK-së konsiderohen si një nga fazat më të rëndësishme në ngritjen e kapaciteteve të sigurisë në Kosovë. Për shumë ish-pjesëtarë, TMK-ja u pa si vazhdim i përpjekjeve për krijimin e një force mbrojtëse vendore, një synim që u bë realitet vite më vonë me formimin dhe zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Sot, Forca e Sigurisë së Kosovës është institucioni kryesor i mbrojtjes së vendit, me detyrë ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial, si dhe me objektivin për të dhënë kontribut në operacione ndërkombëtare paqeruajtëse së bashku me partnerët e saj ndërkombëtarë.

të fundit

A car catches fire in Skopje, two others damaged

Në lagjen Taftalixhe të Shkupit, gjatë natës është djegur një automjet.Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se rasti është…

2 minutes ago

Fuel prices rise in North Macedonia, biggest increase for diesel

Komisioni Rregullator për Energjetik njofton se do të rrit çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 3.59%, shkruan…

2 minutes ago

Gjini calls cooperation with Israel strategic for Kosovo

Kryetari i Aleancës Ardian Gjini, ka pritur në zyrat e Aleancës ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamara Ziv, me të…

3 minutes ago

EU appoints German Dirk Schubel as head of its representation in Kosovo

Këshilli i Bashkimit Evropian emëroi diplomatin gjerman, Dirk Schubel, si përfaqësues të ri të posaçëm të BE-së për Kosovën. Ai…

3 minutes ago

Shorti i Abissnet Superiore 2026/2027, Armand Duka: Kampionati i ri të sjellë emocione dhe lojë të bukur, fat të mbarë të gjitha skuadrave!

Armand DukaDitën e sotme në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”,  u hodh shorti për kalendarin e kampionatit “Abissnet Superiore” për…

6 minutes ago

Një veturë përfshihet nga zjarri në Shkup, dëmtohen edhe dy të tjera

Në lagjen Taftalixhe të Shkupit, gjatë natës është djegur një automjet.Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se rasti është…

9 minutes ago