Pas vendimit të marrë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, ka reaguar përmes një deklarate me shkrim drejtuar mediave.
None found
Sipas tij, vendimi ka sjellë hidhërim të thellë, duke rikthyer njëkohësisht ndjesinë e padrejtësive historike.
Gjergji deklaroi se vendimi i Dhomave të Specializuara dëshmon edhe një herë se “kalvari” i padrejtësive historike nuk ka përfunduar. Ai theksoi se në këto rrethana mbetet domosdoshmëri bashkimi për ta bindur drejtësinë që të tregohet e drejtë ndaj shqiptarëve.
Ipeshkvi kërkoi që dhimbja të mos mbizotërojë mbi arsyen dhe që zemërimi të mos e dobësojë urtinë.
Ai vlerësoi se reagimet duhet të karakterizohen nga maturia, paqja dhe përgjegjësia, ndërsa kundërshtimi i vendimit duhet të ndiqet nëpërmjet mekanizmave juridikë dhe institucionalë.
Sipas Gjergjit, zemërimi i një populli mund të kuptohet vetëm kur ai kthehet në energji për kërkimin e së vërtetës dhe të drejtësisë.
Institucioneve dhe klasës politike të Kosovës, ai u kërkoi të veprojnë me përgjegjësi dhe në mënyrë të bashkërenduar.
Gjergji nënvizoi se dallimet duhet të kapërcehen sa herë që cenohen liria, dinjiteti dhe kujtesa historike e popullit.
Ai bëri thirrje për bashkim kombëtar rreth së vërtetës, dinjitetit dhe përgjegjësisë për të ardhmen. Sipas tij, kështu mund të mbrohet pastërtia e përpjekjes së popullit për liri, të fuqizohen miqësitë me ata që qëndruan pranë në ditët më të vështira dhe të rikthehet besimi i dëmtuar pas çlirimit.
Ipeshkvi theksoi gjithashtu nevojën që Kosova të vazhdojë t’i ruajë raportet miqësore me shtetet që e mbështetën gjatë luftës, si dhe të punojë për rindërtimin e besimit të lënduar pas çlirimit.
Duke folur për rolin e Kishës, Gjergji tha se ajo nuk mund të marrë përsipër gjykimin e njerëzve apo të drejtësisë, por njëkohësisht nuk mund të qëndrojë e heshtur përballë kësaj situate.
Ai u shpreh se detyrë e përbashkët është kërkimi i së vërtetës pa urrejtje, i drejtësisë pa hakmarrje dhe i pajtimit pa harruar atë që është e drejtë.
Në përfundim, Gjergji deklaroi se Kosovës nuk i nevojitet më shumë zhurmë, por urtësi, unitet, qëndrueshmëri dhe besim.
Më 16 shtator, Gjykata Speciale në Hagë dënoi në shkallën e parë ish-presidentin Hashim Thaçi me 25 vjet, Jakup Krasniqin me 25 vjet, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet.
Këtë të martë, një dollar amerikan, blihet për 81.8 lekë dhe shitet për 83 lekë. Euro, blihet me 90.4 lekë…
Rrethana të reja kanë rikthyer në vëmendje vdekjen e Jeffrey Epstein, pasi një patolog mjeko-ligjor pretendon se financieri amerikan nuk…
Presidenti amerikan Donald Trump, presidenti rus Vladimir Putin dhe lideri kinez Xi Jinping pritet të takohen të enjten në Kinë,…
Pensioni mesatar neto në Shqipëri kishte vetëm 19% të fuqisë blerëse të pensionit mesatar në Bashkimin Europian në vitin 2025,…
Tensione të reja janë regjistruar në marrëdhëniet mes Japonisë dhe Rusisë, pasi Tokio ka denoncuar shkeljen e dyshuar të hapësirës…
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po përballet me kërkesa për hetim, pas akuzave se një anëtar i stafit të tij ka…