Takimi i kryeministrit Edi Rama me drejtuesit politik të Partisë Socialiste në qarqe sapo ka përfunduar.
Mbledhja është mbyllur pas katër orësh, teksa ende nuk dihen detajet e diskutimit.
Pas dy ditësh diskutimes me kabinetin qeverisës, sot kryeministri Edi Rama mbajti takimin me të gjithë drejtuesit politik të 12 qarqeve të Partisë Socialiste.
Të lidhura
None found
Kujtojmë që PS ende nuk i ka emrat e të gjithë kandidatëve në zgjedhjet lokale të 14 majit dhe pritet ende të mësohet kush do garojë nën siglën e socialistëve për bashkitë e vendit.
/albeu.com
