“Ishim të sigurtë se do përplaseshim”, dhjetëra qytetarë të linjës Prishtinë-Bazel tmerrohen pasi avioni përfshihet nga turbulenca (VIDEO)

Dhjetra shqiptarë të cilët ndodheshin në avionin e linjës Prishtinë-Bazel, janë tmerruar pasi avioni i tyre ëhstë përfshirë nga turbulencat në ajër.

Në videon e dërguar në “Daily Mail” dëgjohen zërat e udhëtarëve që bërtasin të tmerruar “shuni, shuni”, pasi avioni i tyre ëhstë duke u lëkundur në ajër.

Siç shihet edhe në video në moentin e turbulencave disa nga gotat dhe pijet “fluturojnë” brenda avionit, ndërsa qytetarët  afrohen me njëri-tjetrin të tmerruar.

Mirjeta Basha, qytetarja e cila i ka dërguar videon “Daily Mail”, ka thënë për gazetën se ajo ishte e sigurt se avioni do të përplasej.

Fatmirësisht për të gjithë, aeroplani arriti të aterojë por nga lëndimet e marra gjatë turbulencave, 10 persona patën nevojë për trajtim mjekësor në spital.

 


Shtuar 1.02.2023 18:41