Lezhë, 3 makina luksoze ‘Range Rover’ të vjedhura gjatë ditëve të fundit, 2 prej tyre u hapën për 30 sekonda! Autorët humbën gjurmët në Balldren

Tre automjete të tipit ‘Range Rover’ janë vjedhur gjatë diteve të fundit në Lezhë. Dy prej tyre ndodheshin te parkuar vetem 20 metra larg njëra tjetrës dhe së bashku me automjetin që po udhëtonin hajdutët janë larguar përgjatë superstradës Lezhë – Shkodër. Autorët kane mundur të hapin shpejt dy automjetet, ndërsa një tjëter Range Rover ishte vjedhur pak ditë më parë po në qytetin e Lezhës. Pavarësisht se kanë ecur në kolonë njeri me tjetrin, hajdutet nuk janë pikasur nga polica e cila ka gjetur gjurmë të tyre nga kamerat e sigurisë deri në Balldren. Policia e Lezhës po bashkëpunon edhe me atë të Shkodrës për të pare kamera të tjera përgjatë superstradës.

Hajdutët po gjurmojnë vetëm mjetet e reja Range Rover, të cilat në rastin e vjedhjes në Lezhë janë hapur dhe janë larguar për 30 sekonda. Autoret ishin dy, ndërsa nje i tretë i priste me një tjetër automjet për tu larguar nga Lezha.

Ata kanë tentuar të humbin gjurmët duke përdorur rrugën e e lagjes ‘Nënë Tereza’ për të kaluar në superstradën drejt Shkodrës. Policia dyshon se autorët kanë studiuar më parë zonën, ndaj dhe po shihen kamerat e sigurisë për të identifikuar hajdutet të cilët janë parë në kamerat e sigurisë duke hapur dhe vjedhur automjetet.

 


Shtuar 25.01.2024 11:17