Categories: enciklopedi

Kanceri i lëkurës

Sa i zakonshëm është kanceri i lëkurës?

Kanceri i lëkurës kategorizohet në kancer i lëkurës melanomë dhe kancer i lëkurës jo-melanomë. Incidenca (numri I rasteve) për të dy llojet e kancerit të lëkurës si ai jo-melanomë ashtu dhe ai melanomë është rritur ndjeshëm në dekadat e fundit. Aktualisht vlerësohet që në rang botëror të jenë rreth 2-3 milion raste të diagnostikuar me kancer lëkure jo-melanomë dhe 132,000 raste me kancer lëkure Melanomë. Rreziku i prekjes nga melanoma, pra kanceri me karakter malinj vlerësohet të jetë 1 në 52 te meshkujt dhe 1 në 54 te femrat.

Të lidhura

None found

Vlen të theksohet se 1 (një) në tre kancera të diagnostikuar është kancer lëkure. Bazuar në Statistikat e publikuara nga Shoqata për Kancerin e Lëkurës, 1 (një) në 5 persona të racës kaukaziane (të bardhë) preken nga kanceri i lëkurës gjatë jetës së tyre.

Është e ditur tashmë që niveli i ozonit në stratosferë sa vjen dhe po zvogëlohet, pra në këtë mënyrë atmosfera po humbet çdo ditë e më shumë filtrat e saj mbrojtës dhe që automatikisht përkthehet në shumë më shumë rreze të dëmshme UV arrijnë të depërtojë në sipërfaqen e tokës. Vlerësohet se, nëse niveli ozonit do të ketë një rënie prej 10%, atëehrë kjo do mund të rezultojë në një shtim me rreth 300.000 raste me kancer lëkure jo-melanomë dhe 4,500 raste melanomë. Incidenca globale e Melanomës vazhdon të rritet – megjithatë, siç edhe është vërtetuar tashmë, faktorët primarë që çojnë në shfaqjen e Melanomës janë; ekspozimi ndaj rrëzeve të dëmshme të diellit dhe histori djegie nga dielli. Pra, janë faktorë që varen nga githësecili prej nesh dhe si të tillë janë edhe plotësisht të evitueshëm.

Cilët janë më të rrezikuar për t’u prekur nga kanceri i lëkurës?

Bazuar në faktin që personat e racës kaukaziane kanë mungesë pigmenti në lëkurë, bën që kjo pjesë e popullsisë të jetë edhe më e rrezikuara për t’u prekur nga kanceri i lëkurës (jo-Melanomë apo Melanomë) krahasuar me pjesën e popullsisë që kanë  lëkurë të errët. Natyrisht që personat me lëkurë të errët (lëkurë e tipit V & VI-shih tabelën më poshtë) mund të tolerojnë në mënyrë të sigurt ekspozimin në nivele relativisht të larta ndaj rrezeve të diellit, pra, pa u djegur dhe pa rritur domosdoshmërisht shanset e prekjes nga kanceri i lëkurës. Ndërkohë që, personat me lëkurë të bardhë apo me quka, flokë bjondë apo të kuq, dhe me sy blu ose të kaltër, i përkasin kategorisë me faktorë rreziku të lartë (Lëkurë e tipit I &II);  personat me flokë dhe sy të zinj, lëkura e të cilëve nuk digjet normalisht në diell, i përkasin kategorisë së personave me rrezik mesatar për t’u prekur nga kanceri i lëkurës (Lëkurë e tipit III& IV). Por, pavarësisht se cilës kategori i përkisni, ekspozimi i tepruar ndaj rrezeve intensive të diellit mund të dëmtojë çdo lloj tip lëkure – ekspozim që shoqërohet edhe me rrezikun për dëmtim të syve apo goditje nga dielli, që janë pasoja që mund të prekin këdo!

Disa faktorë individual që ndikojnë në shfaqjen e kancerit të lëkurës:

  • Lëkurë e bardhë
  • Sy blu, jeshilë ose të kaltër
  • Flokë me ngjyrë të hapur
  • Tendenca për t’u djegur nga dielli në vend të marrjes së ngjyrës
  • Histori me djegie të rënda nga dielli
  • Prezenca e shume nishaneve
  • Lëkurë me quka
  • Histori familjare me kancer lëkure

të fundit

Përplasje gjatë uljes së avionit në Australi, plagosen rëndë dy të moshuar në një makinë

Një aksident i pazakontë është regjistruar të martën në Melbourne të Australisë, ku një avion i vogël është përplasur me…

7 minutes ago

E verbër që nga lindja, 56-vjeçarja bëhet kursantja e parë pilote në Itali dhe arrin 200 orë fluturimi

Lucia Sabrina Papa, 56 vjeçe, e lindur e verbër, është bërë kursantja e parë pilote avioni me aftësi të kufizuara…

7 minutes ago

Letra që Trump i la Bidenit në Zyrën Ovale: “Pa politikën, mund të ishim miq të mirë

Një letër e shkruar nga Donald Trump për Joe Biden, të cilën ish-presidenti amerikan ia la pasardhësit të tij në…

7 minutes ago

Eksperienca si avantazh, por freskia mungon: Shqipëria renditet si kombëtarja e dytë më e vjetër në Evropë

Jemi përballë dy ndeshjeve shumë të rëndësishme në Ligën e Kombeve [...]Read More...

8 minutes ago

VIDEO/ Stuhia në Brazil ngre dallgë të mëdha në lumin Tapajos, pamjet tronditin banorët

Një stuhi e fuqishme ka goditur jugperëndimin e shtetit Para në Brazil, duke shkaktuar një fenomen të pazakontë në lumin…

8 minutes ago

Juventusi synon Zambo Anguissan, Spalletti e sheh si përforcimin ideal

Juventusi ka nisur të shqyrtojë mundësinë e transferimit të mesfushorit të Napolit, Zambo Anguissa, i cili shihet si një prej…

8 minutes ago