Dikur Motorola Razr ishte telefoni më i lezetshëm përreth. Telefoni me kapak i njohur me një nuancë të ndritshme rozë ishte në duart e të gjithëve shumë kohë përpara se të vinte iPhone. Tani, Motorola e ka konfirmuar se do ta lansojë një version të ri të Razr në Kinë më 2 gusht.
Ka gjasa të duket i ngjashëm e dizajnin ikonik të 2004, shumë gjëra kanë ndryshuar në brendësi.Moto Razr 2022 supozohet se mund të vijë me specifika të nivelit të lartë si një ekran i palosshëm 120 Hz, një procesor Snapdragon 8+ Gen 1 dhe një sistem kamerash me lente të trefishta.
Të lidhura
None found
Motorola qartazi nuk po synon që Razr të konkurojë me iPhone, por përkundrazi ka gjasa të ‘marrë’ ca ide te Samsungu. Gjiganti i teknologjisë koreano-jugore ka lëshuar vazhdimisht telefona të palosshëm (ku përkulet ekrani aktual) për disa vite tani./bm


