Categories: argetimlifestyle

Si të dallosh një gënjeshtar: 6 mënyra për të zbuluar nëse dikush po thotë të vërtetën!

A e dini se rreth 60% e njerëzve nuk mund të kalojnë 10 minuta pa gënjyer? Të paktën, kështu thotë një studim i “Journal of Basic and Applied Social Psychology”. Për fat të mirë, ju mund të zbuloni nëse dikush po gënjen me disa mënyra të mprehta.

1. Kërkojini ta dëgjoni historinë mbrapsht ose në të kundërt

Të lidhura

None found

Zakonisht, kur njerëzit gënjejnë, ata kanë tashmë një histori të sajuar, të gatshme dhe në rend kronologjik. Nëse do iu duhet ta ripërsërisin historinë e tyre ndryshe, ata do të ndihen të stresuar sepse nuk është kjo ajo që planifikuan. Në këtë rast, gënjeshtra do vështirësohet dhe ata do lënë pas shumë detaje apo ngjarje të rëndësishme. Një histori e vërtetë do të ishte shumë më e lehtë për t’u ritreguar.

2. Përdorni elementin e befasisë

Nëse mendoni se personi përballë po ju gënjen, bëni një pyetje në mes të historisë. Diçka shumë specifike, nëse mundeni. Në këtë mënyrë, ata mund të përpiqen ta zgjerojnë gënjeshtrën e tyre aq shumë sa do të fillojnë të ngatërrohen apo të thonë diçka që është dukshëm e pavërtetë.

3. Kini kujdes ndaj buzëqeshjeve fallco

Nëse e njihni dikë, mund ta dalloni lehtësisht se si është buzëqeshja e tij. Gjithnjë kini parasysh se kur njerëzit buzëqeshin, e bëjnë më gjithë fytyrën, jo vetëm me buzët. Kushtojini rëndësi detajeve.

4. Mundohuni t’i kushtoni vëmendje çdo ndryshimi të zërit

Kur dikush gënjen, toni i tij i zërit dhe shpejtësia me të cilën flasin ndryshon. Vini re kur dikush flet më ngadalë apo më shpejt se zakonisht. Shihni tonet e zërit dhe se si ato ndryshojnë. Detaje të tilla mund të tregojnë pasiguri.

5. Shihni nëse ka vonesa në përgjigjet e tyre

Nëse bëni një pyetje që është relativisht e lehtë për t’u përgjigjur, e megjithatë personi po kërkon kohë për të kthyer përgjigje, kjo do të thotë se ata ndoshta po mendonë çfarë të thonë: Cila do jetë gënjeshtra e radhës. Nga ana tjetër, nëse ju duket sikur personi po përgjigjet, pa mbaruar ende pyetja, mund të ndodhë që ai ta ketë menduar se ju do e bënit këtë pyetje. Për të kuptuar se cili rast është duhet të tregoheni të vëmendshëm dhe të shihni, në varësi të kontekstit, çfarë përgjigje morët.

6. Kontrolloni si është raporti i tij me vetëbesimin

Nëse një person fillon ta dallojë se ju nuk po i besoni apo keni dyshime, do të filoni të shihni se si venitet siguria në sytë e tyre. Trupi mund të kërruset gradualisht dhe ai mund të mos ju shohë më në sy si më parë.

Këto janë vetëm disa këshilla për të “gjetur” gënjeshtarin, por s’janë shkencë ekzakte, prandaj kini kujdes nëse dhe kur i përdorni.

të fundit

Ulutash në fjalimin e lamtumirës: Gjendja e sigurisë është përmirësuar ndjeshëm që nga viti 1999

Komandanti në shkuarje i misionit paqeruajtës të NATO në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, në një adresim lamtumirës, para largimit…

3 minutes ago

Kurti dhe myftiu Tërnava flasin për bashkëpunimin institucional dhe ish-drejtuesit e UÇK-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në zyrën e tij kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava.…

14 minutes ago

During an online test, Anthropic’s model sent police a fabricated murder report

Një test i inteligjencës artificiale përfundoi me informacione të sajuara për një vrasje të pazbardhur, të dërguara në formularin publik…

14 minutes ago

Serbia excluded from EU roadmaps, Albania and three other countries lead the process

Për Serbinë nuk do të ketë një udhërrëfyes orientues në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Komisioni Evropian do të…

14 minutes ago

Ilir Daja: Duhet ta marrim seriozisht Vllazninë dhe të japim gjithçka në fushë

Ilir DajaVllaznia do të përballet me Dinamon ditën e nesërme, në sfidën e vlefshme për javën e 6-të të “Abissnet…

14 minutes ago

Heavy rain floods roads in Vlora; residents complain about blocked drains

Reshjet e shiut me intensitet të lartë, të përqendruara brenda pak minutash, kanë shkaktuar prezencë të ujit në disa zona…

15 minutes ago