Janë publikuar së fundmi imazhet që tregojnë brendësinë mahnitëse të trenit të ri italian “Orient Express” që do të transportojë në luks pasagjerët kur të fillojë të funksionojë në vitin 2023.
Imazhet janë zbuluar edhe për pjesën e jashtme, e cila gjithashtu duket mjaft tërheqëse.
Pasagjerët në “Orient Express La Dolce Vita” do të shijojnë “shërbimin me pesë yje” të rrethuar nga një “dekor i kushtueshëm” në udhëtimet nëpër Itali dhe më tej në Paris e Stamboll.