Shenjat që nuk besojnë në shanset e dyta dhe ju ‘flakin’ sa hap e mbyll sytë

BRICJAPI
Bricjapi mund të shuajë shumë lehtë emocionet e tyre. Të ulë blindat dhe të të flakë nga jeta e tij. Ai nuk beson në shanset e dyta, sepse ai e di nëse bëni diçka një herë, shanset janë që do ta bëni përsëri. Dhe ai nuk është i gatshëm të kthehet së bashku me ju. Ai preferon të vazhdojë jetën e tij me diçka të re. Xhami pasi plasaritet nuk ngjitet përsëri së bashku. Bricjapi do t’ju shohë gjithmonë si hipokrit dhe marrëdhënien tuaj si diçka të rreme.

AKREPI
Nga ana tjetër, Akrepi nuk është aq gjakftohtë sa Bricjapi, por është po aq i vendosur t’ju fshijë nga jeta e tij. Gjithçka për Akrepin ka të bëjë me besimin. Dhe nëse ai e humb besimin tek ju, atëherë automatikisht humbet gjithçka që keni mes jush. Ai nuk mund të të falë dhe të harrojë atë që ke bërë. Akrepi nuk harron kurrë dhe nëse ju konsideron jo të besueshëm për të ju jeni një jo e madhe dhe një person që duhet hequr menjëherë nga jeta e tij.

DEMI
Ajo që thamë pak më lart për Akrepin dhe besimin vlen edhe për Demin. Nëse e tradhtoni besimin e tij, ju keni mbaruar për të. Pavarësisht se sa shumë ju do, ai nuk do të ndryshojë mendje pasi dihet se është kokëfortë. Demi dëshiron të ketë në krah një person tek i cili mund të mbështetet 100% dhe të besojë me sy mbyllur. Nëse ai nuk e ka këtë, atëherë ai nuk do të kënaqet me asgjë dhe do të ndahet me ju.


Shtuar 27.11.2024 13:11