RECETA/ Çokollatë e shpejtë në një filxhan, ëmbëlsira gati në 135 sekonda

Provoni këtë recetë që ja u informon Albeu.com dhe sigurohuni që mund të bëni ëmbëlsirën perfekte në një kohë shumë të shkurtër.

4 lugë gjalpë

30 g çokollatë të zezë

4 kube çokollatë me qumësht

3 lugë sheqer

2 vezë

2 lugë kakao pluhur

1 lugë vanilje

një çerek lugë çaji kripë

30 g miell

Përgatitja:

Shkrini çokollatën e copëtuar dhe gjalpin në mikrovalë. Rrahim vezët me sheqerin, kakaon, vaniljen dhe kripën, më pas i përziejmë me çokollatë.

Më pas shtoni përzierjen e miellit dhe pluhurit për pjekje dhe përzieni. Ndani brumin në dy gota më të mëdha dhe vendosini në anët e kundërta të mikrovalës.

Uleni në 50% dhe lëreni të piqet për 45 sekonda. Hiqni gotat, përzieni dhe kthejeni për 45 sekonda të tjera. Kur t’i nxirrni, vendosni dy kuba çokollatë në mes të secilës përzierje dhe vendosini në mikrovalë edhe për 45 sekonda. /albeu.com/


Shtuar 29.03.2022 20:42

Tags: