argetim

Sa gjëra humbasim duke nxituar në jetë? Një eksperiment social

Në Uashington DC, në një stacion metroje, një mëngjes të ftohtë janari të vitit 2007, një burrë me violinë luajti gjashtë pjesë të Bachut, për rreth 45 minuta. Gjatë asaj kohe, përafërsisht 2000 njerëz kaluan nëpër stacion, shumica prej tyre rrugës për në punë.

Pas rreth katër minutash, një mesoburrë vuri re se një muzikant po luante violinën. Ai ngadalësoi ritmin dhe u ndal për disa sekonda, më pas nxitoi hapat.

Të lidhura

None found

Rreth katër minuta më vonë, violinisti mori dollarin e parë. Një grua ia hodhi paratë në kapelë dhe, pa u ndalur, vazhdoi të ecte.

Në minutën e gjashtë, një i ri u mbështet pas murit për ta dëgjuar, pastaj pa orën dhe filloi të ecte përsëri.

Në minutën e dhjetë, një djalë tre vjeçar ndaloi, por nëna e tërhoqi me nxitim. Fëmija u ndal për të parë sërish violinistin, por nëna e tërhoqi më fort dhe fëmija vazhdoi të ecte, duke kthyer kokën pas gjatë gjithë kohës. Ky veprim u përsërit nga disa fëmijë të tjerë, por çdo prind – pa përjashtim – i detyroi fëmijët të ecnin me shpejtësi.

Në minutën e dyzet e pestë: Muzikanti vazhdoi të luante. Vetëm gjashtë persona ndaluan dhe e dëgjuan për një kohë të shkurtër. Rreth njëzet prej tyre i dhanë para, por vazhduan të ecnin me ritmin normal. Burri mblodhi gjithsej 32 dollarë.

Pas një ore:

Ai mbaroi së luajturi dhe ra heshtja. Askush nuk e vuri re dhe askush nuk duartrokiti. Nuk kishte fare mirënjohje.

Askush nuk e dinte, por violinisti ishte Joshua Bell, një nga muzikantët më të mëdhenj në botë. Ai luajti një nga pjesët më të ndërlikuara të shkruara ndonjëherë, me një violinë me vlerë 3.5 milionë dollarë. Dy ditë më herrët, Joshua Bell kish qenë në një teatër të mbushur plot në Boston, ku sediljet kushtonin mesatarisht 100 dollarë secila për t’u ulur dhe për ta dëgjuar të luante, po të njëjtën muzikë.

Kjo është një histori e vërtetë. Joshua Bell, duke luajtur inkonjito në stacionin e metrosë së D.C., u organizua nga Washington Post si pjesë e një eksperimenti social rreth perceptimit, shijes dhe prioriteteve të njerëzve.

Ky eksperiment ngriti disa pyetje:

Në një mjedis të zakonshëm, në një orë të papërshtatshme, a e perceptojmë ne bukurinë?

Nëse po, a ndalemi ta vlerësojmë atë?

A e njohim talentin në një kontekst të papritur?

Një përfundim i mundshëm i arritur nga ky eksperiment mund të jetë ky:

Nëse nuk kemi një moment për të ndaluar dhe për të dëgjuar një nga muzikantët më të mirë në botë, duke luajtur muzikën më të mirë të shkruar ndonjëherë, me një nga instrumentet më të bukura të bëra ndonjëherë…

Sa gjëra të tjera humbasim, teksa nxitojmë në jetë?

të fundit

Zjarr i fuqishëm në Novoselë, forcat zjarrfikëse ndërhyjnë, rrezikohen banesat e afërta

Një vatër aktive zjarri është aktive këtë të martë në Novoselë. Zjarri ka rënë në një hapësirë me shkurre, barishte…

51 seconds ago

“Është e turpshme”/ Çiljeta i përgjigjet Gjergj Lekës pas reagimit për dekoratën që nuk ekzistonte (FOTO)

Një postim satirik në rrjetet sociale ka ndezur një debat të fortë mes Çiljeta Xhilagës dhe Gjergj Lekës. Gjithçka nisi…

2 minutes ago

Maqedonia e Veriut miraton strategjinë 2026–2030 kundër mashtrimeve dhe për mbrojtjen e fondeve të BE-së

Qeveria, në mbledhjen e saj të fundit, miratoi Strategjinë e luftës kundër mashtrimeve dhe mbrojtjes së interesave financiare të BE-së…

6 minutes ago

Takimi në Korçë, ministri Salla: Dëmshpërblimet për përmbytjet do të jepen së afërmi

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla këtë të martë zhvilloi një takim me përfaqësues të bizneseve të bimëve…

8 minutes ago

Përse disa burra po i ekspozojnë testikujt ndaj akullit?

Një trend i çuditshëm i ri në botën e mirëqenies ka bërë që burrat të ftohin organet e tyre gjenitale…

11 minutes ago

Netanyahu i dërgon mesazh Teheranit: Izraeli do të kundërpërgjigjet më fort ndaj çdo sulmi të ri

Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli do të reagojë me një forcë shumë më të madhe në rast se Irani…

14 minutes ago