sport

Laçi “shuplakë” Dinamos

Me rezultatin e thellë 5-0 përfundoi ndeshja Laçi-Dinamo, me vendasit që rikthehen te fitorja pas dy javësh, ndërsa ekipi kryeqytetas regjistron një tjetër humbje të thellë.

19 gola të pësuar në 11 javë kampionat i bëjnë “Blutë” skuadrën me mbrojtjen më të dobët në Abbisnet Superiore.

Të lidhura

None found

Suksesi i sotëm ka ngjitur ekipin kurbinas përkohësisht në vend të katërt me 15 pikë, ndërsa Dinamo numëron dy pikë më pak. Vendasit e nisën mirë takimin dhe kaluan në avantazh në minutën e shtatë me anë të Saliou Guindo, i cili shfrytëzoi një top të goditur keq me kokë nga Imami dhe kaloi Laçin në avantazh pasi dribloi Edvan Bakajn.

Dinamo reagoi dhe iu afrua barazimit me anë të Agim Ibraimit në minutën e 13-të, por sallakja e bukur e kapiteni u ndal nga traversa. Laçiu reagoi dhe iu afrua golit të dytë dy herë me anë të Mentor Mazrekajt, por gjuajtjet ishin të pasakta.

Redon Mihana pati një mundësi të mirë për Dinamon në minutën e 39-të, por lojtari kurbinas gjuajti keq.

Kaq për pjesën e parë, teksa fraksioni i dytë i ndeshjes u dominua plotësisht nga Laçi.

Vendasit dyfishuan në minutën e 54-t. Asist i Mazrekajt dhe gol i Dejan Zarubica.

Katër minuta më vonë, Samakeh “flirtoi” me golin, por largoi me kokë në vijën fatale Renato Malota.

Laçi rinisi sulmet dhe nuk u ndal më. Mknuta e 60-të solli golin me kokë të Julian Shehut, Mentor Mazrekaj u ndal nga shtylla, teksa më pas erdhën edhe rrjetat e Guindo (73’), i cili gjeti golin e dytë personal pas asistit të Zarubica, ndërsa dy minuta më vonë pati festë edhe për Regi Lushkjen, i cili vulosi triumfin me “manita” të skuadrës së Mirel Josës.

Tags: Dinamoslaci

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

7 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

7 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

7 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

7 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

7 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

7 hours ago