Categories: maqedoni

Maqedonia e Veriut miraton strategjinë 2026–2030 kundër mashtrimeve dhe për mbrojtjen e fondeve të BE-së

Në mbledhjen e saj të fundit, Qeveria ka miratuar Strategjinë për luftën kundër mashtrimeve dhe mbrojtjen e interesave financiare të Bashkimit Evropian në vend për periudhën 2026–2030, njoftoi Ministria e Financave e Maqedonisë së Veriut.

Të lidhura

None found

Sipas Ministrisë, dokumenti është përgatitur në përputhje me obligimet e marra përmes Programit Nacional për Miratimin e së Drejtës së BE-së (NPAA), në kuadër të Kapitullit 32 – Kontrolli Financiar. Ky kapitull mbulon kontrollin e brendshëm financiar publik, revizionin e jashtëm, ruajtjen e interesave financiare të BE-së dhe mbrojtjen e euros nga falsifikimi.

Qëllimi i strategjisë është forcimi i disiplinës dhe transparencës gjatë përdorimit të fondeve publike, si atyre nacionale ashtu edhe mjeteve të BE-së, si dhe garantimi i mbrojtjes së interesave financiare të Bashkimit Evropian në RMV.

Strategjia është hartuar nga Njësia e Koordinimit për Luftën Kundër Mashtrimeve me Mjetet e BE-së (Njësia AFKOS) pranë Ministrisë së Financave, duke ndjekur një qasje pjesëmarrëse. Në proces janë përfshirë të gjitha palët e tanguara, përmes koordinimit ndërsektorial me institucionet e Rrjetit Institucional për Mbrojtjen e Interesave Financiare të BE-së në vend (Rrjeti AFKOS), organet dhe strukturat e sistemit për menaxhimin dhe kontrollin e mjeteve të Bashkimit Evropian, si edhe me Zyrën Evropiane për Luftën Kundër Mashtrimeve (OLAF).

Dokumenti për periudhën 2026-2030 parashikon zbatimin e reformave në disa fusha prioritare: parandalimin e parregullsive dhe mashtrimeve, evidentimin e parregullsive dhe rasteve të dyshuara për mashtrim, hetimin dhe ndjekjen penale të mashtrimeve, rikthimin e mjeteve finaciare dhe vendosjen e sanksioneve.

“Përmes zbatimit të strategjisë, pritet të përforcohet parandalimi i parregullsive dhe mashtrimeve, vendosja e masave efektive dhe proporcionale kundër mashtrimit, përmirësimi i mjeteve dhe teknikave për zbulimin e parregullsive dhe mashtrimeve, sigurimi i hetimit në kohë dhe trajtimi përkatës i rasteve të raportuara të dyshuara për mashtrim, si dhe përforcimi i kapacitetit për sigurimin e dënimeve proporcionale dhe dekurajuese, korrigjimet e përshtatshme financiare dhe dekurajimet në rast të parregullsive dhe mashtrimeve”, thonë nga Ministria e Financave.

të fundit

Irani synon presion të dyfishtë nga Hormuzi në Detin e Kuq, tregjet i tremben një goditjeje të re

Analistët vlerësojnë se Irani mund të aktivizojë aleatët e tij Huthi në Jemen për të penguar lundrimin në Ngushticën Bab…

41 seconds ago

Shala reagon pas deklaratës së ministres serbe: Nuk bëhet fjalë për lapsus, por për kërcënim serioz

Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale e Serbisë, Snezhana Paunoviq, ka nxitur reagime të shumta pas një deklarate të…

1 minute ago

Xheneta Fetahu mahnit me fotografitë nga pushimet

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, ka zgjedhur bregdetin e jugut të Shqipërisë për të shijuar disa ditë…

3 minutes ago

Rokas Expresses Optimism for a Swift Solution That Will Pave Macedonia’s Path to the EU

Ambasadori i BE-së, Michalis Rokas, deklaroi sot se po bëhet shumë punë, e cila nuk është e dukshme, por ka…

6 minutes ago

Elfete Ismaili of the Alliance for Albanians: Stoilković’s conduct in Parliament unacceptable, must be punished immediately

Elfete Ismaili, përfaqësuese e Forumit të Gruas së Aleancës për Shqiptarët (ASH), ka dënuar ashpër sjelljen e deputetit Ivan Stoilkoviq…

6 minutes ago

Online Trade in Macedonia Grows by 18.1%, Reaches €266 Million in First Quarter of 2026

E-tregtia vendase vazhdon të rritet në vend, 156 milionë euro të shpenzuara në dyqanet elektronike në RMV në tremujorin e…

6 minutes ago