Sikundër mund ta merrni me mend TikTok ka marrë fronin e aplikacioneve më të përdorura të vitit.
Ai renditet si platforma më e preferuar në botë sipas “Clouflare”.
TikTok ka kaluar Google dhe Facebook si platforma më e përdorur tashmë nga njerëzit.
Përgjatë vitit 2021, ai ka dominuar sidomos në muajt shkurt, mars dhe gusht.
Në vitin e kaluar, Google u rendit i pari në listën e aplikacioneve më të popullarizuara.
Shkaku kryesor i përhapjes së përdorimit të TikTokut konsiderohet pandemia e COVID-it për shkak se shumë njerëz u detyruan të qëndrojnë për një kohë të gjatë të mbyllur në shtëpi.
Renditja për vitin 2021 e platformave të komunikimit:
1. TikTok
2. Google
4. Microsoft
5. Apple
6. Amazon
7. Netflix
8. YouTube
9. Twitter
10. WhatsApp