Të flasësh për masturbim, veçanërisht nëse je grua, është ende tabu. Fakti që nuk flitet nuk do të thotë që nuk praktikohet. Megjithatë, është fakt gjithashtu që burrat masturbohen dyfish më shumë se gratë.
A mund ta lidhim këtë fakt thjesht me biologjinë?
Ndoshta, pjesërisht po. Ndërtimi i trupave është i ndryshëm. Kënaqësia që burrat dhe gratë marrin është gjithashtu e ndryshme.
Që në fëmijëri burrat luajnë me organin e tyre gjenital, përkëdhelen me terma që i referohen zonës intime. Ndërkohë nuk praktikohet diçka e tillë me vajzat. Askush nuk e pyet një vajzë “Ku e ke vaginën”, por shumë i pyesin djemtë “Ku është bibilushi”.
Stigma që bëhet vazhdimisht në një moshë të rritur mbi masturbimin femëror na shtyn të kemi besime të gabuara, të tilla si për shembull që gratë janë më pak të interesuara për seks.
Nëse për burrat, masturbimi shpesh konsiderohet si një pjesë integrale e zhvillimit evolucionar, për gratë trajtohet si diçka e ndaluar.
Ka gra për të cilat masturbimi është një tabu për të cilën as nuk mund të flasin e lëre më tej ta praktikojnë.
Çfarë këshillohet?
Masturbimi mund të jetë një moment personal, për t`u përjetuar në çift, ose vetëm. Është një moment eksplorues, relaksues. Televizori në sfond mund të na eksitojë. Dushi mund të jetë gjithashtu interesant.
Po edhe nëse nuk të pëlqen të masturbohesh, specialistët sugjerojnë të paktën të gjesh kohën për të njohur trupin tënd. Duhet të kuptosh se çfarë të shkakton kënaqësi e çfarë bezdi.
Në fund është shumë e rëndësishme të flasim. Duhet kaluar nga një vizion dominues patriarkal dhe i duhet riafirmuar botës se dëshirat tona dhe kënaqësia jonë vlejnë më shumë se gjithçka.