Përse djemtë tërhiqen nga vajzat mendjelehta?

Në vend të vajzave të mira dhe të sinqerta, djemtë shpesh joshen nga ato krejtësisht me karakteristika të kundërta: të përkëdhelura, egoiste, mendjelehta.

Arsyet përse i zbuloni tani:

Takimet me vajzat e “këqija” mbahen gjatë në mend

Djemtë nuk e dinë se si do të përfundojë takimi me vajzat e “këqija”. Dalja e padjallëzishme në qytet mund të përfundojë në ndonjë klub të këndshëm nate deri në orët e hershme të mëngjesit, sepse vajzat e “këqija” janë mjeshtre të vërteta kur është fjala për argëtime të tilla.

Nuk kanë kërkesa të tepërta

Edhe pse nuk është e thënë që kjo të jetë e vërtetë, disa meshkuj janë të bindur se vajzat e “këqija” nuk do t’i mërzisin me shpërthime butësie, porosi romantike apo me telefonata të vazhdueshme. Veç kësaj, me to kurrë nuk janë të sigurt se si do të përfundojnë, prandaj kjo gjë është një faktor më shumë për të dalë në takime.

Kur shoqërohen me to mund të jenë të relaksuar

Barsaleta të pista, fjalë vulgare apo gjëra të ngjashme, thonë djemtë, nuk do ta skandalizojnë një vajzë të “keqe”, prandaj kjo gjë është një plus.

Janë të shkëlqyeshme në shoqërinë e djemve

Vajzat e ‘këqija’ kanë më shumë të përbashkëta me gjininë mashkullore se sa ato të mirat. Kjo u përshtatet meshkujve, sepse nuk e kanë problem të sillen si ato. Meshkujt nuk vërejnë vetëm partneren, por edhe ortaken. Duke pasur parasysh se janë të gatshme për argëtim, janë të adhuruara në shoqërinë e meshkujve.


Shtuar 14.08.2021 14:51