Përpara se të alarmoheni, 5 gjërat që duhet të keni parasysh kur ua lënë “seen”

Faza e flirtimit me mesazhe mund të jetë emocionuese dhe interesante derisa sheh mesazhin më acarues: ‘Seen’.

Përpara se të mendoni çdo gjë brenda dy sekondave, kini parasysh disa gjëra:

1. Në përgjithësi, kjo do të thotë që ju nuk jeni prioritet për atë periudhë
Por mos u alarmoni. “Atë periudhë” mund të nënkuptojë edhe “brenda kësaj minute, ore”, ndoshta edhe pak ditë. Në disa raste është thjesht çështje prioritetesh, në disa të tjera është vetëm një moment.

2. Rilexoi mesazhin tuaj për të parë a ka vërtet nevojë për përgjigje?
Ndonjëherë nuk ka një përgjigje sepse bisedës i erdhi fundi ose mesazhi juaj ishte pak i paqartë. Mos e merrni me shumë stres. Nëse ata janë të interesuar, do e gjejnë prapë një arsye për t’ju shkruar.

3. Bëni durim
Mos dilni direkt në përfundime si “atij/asaj s’i interesoj”, “ai është gjithmonë shumë i zënë për mua” etj. Dhe mos shkruani 2-3 herë rresht nëse s’merrni përgjigje. Respektoni kufijtë dhe thjesht kini durim.

4. “Vazhdoni jetën tuaj”
Sado tunduese të jetë të fiksoheni pas një “seen-i”, përpiquni të mos e mendoni si fundin e një marëdhënieje. Kur jeni vazhdimisht në pritje të dikujt, ju filloni të humbisni veten. Për më tepër, humbja në fund të fundit është e atyre ?

5. Pyeteni veten a ka ndodhur shpesh kjo
Nëse shihni se herë pas here ky person s’ju kthen përgjigje, ndaloni një moment dhe mendoni: A ia vlen vërtet të humbisni kohën tuaj?


Shtuar 9.05.2022 13:05