Njihuni me burrin që ka 27 gra e 145 fëmijë, pritet të dalë para gjykatës (FOTO LAJM)

65-vjeçari nga Kanadaja ka 27 gra dhe 145 fëmijë, ndërsa ka deklaruar se nuk është dakord me legalizimin e poligamisë, pasi ajo mund të çojë në shfrytëzimin e grave.

Mediat shkruajnë se 65-vjeçari Winston Blackmore, po ndiqet nga Qeveria kanadeze për poligaminë dhe ndaj tij pritet të ngrihet kjo akuzë për të tretën herë.

65-vjeçari, ka qenë më parë peshkop i një kishe dhe mbështetet nga një grup njerëzish që besojnë te martesa me shumë gra. Por vetë Blakmor thotë se legalizimi i këtyre lloj martesave do të bënte që gratë të shfrytëzoheshin.

Winston Blackmore është arrestuar për poligami në vitin 2007, por më vonë akuzat ndaj tij u tërhoqën. Blackmore u akuzua sërish për poligami në vitin 2014, por ende nuk është caktuar një datë se kur ai duhet të dalë para gjykatës.

149 fëmijë me 24 gra, dënohet për poligami 61-vjeçari nga Kanadaja/FOTO - Shqiptarja.com

B.C. polygamists Winston Blackmore and James Oler sentenced to house arrest  | CBC News

Winston Blackmore and James Oler Found Guilty in Polygamy Trial - My East  Kootenay Now


Shtuar 26.04.2022 08:57