Një mace që ju pret gjithmonë te dera? Çfarë do të thote ajo?

Ardhja e kafshëve në shtëpinë tuaj, besojnë shumë kultura dhe popuj, nuk është një rastësi. Çfarë do të thotë kur një mace shfaqet në derë?

Çdo gjë ndodh për një arsye, kështu që nëse një mace vjen në derën tuaj, mos e largoni atë nga shtëpia.

Nëse një mace e panjohur shfaqet në oborrin tuaj, ajo ka një kuptim të caktuar. Sipas besimit indian, së shpejti në atë shtëpi do të ketë një martesë ose një festë.

Besohet gjithashtu se macja që ju adoptoni mbron familjen nga ndikimet negative. Nëse në pragun tuaj shfaqet një mace me kotele të vogla, kjo do të thotë se financat në familjen tuaj do të përmirësohen.

Ekziston gjithashtu një besim popullor se një mace e zezë sjell fatkeqësi, megjithatë, kjo nuk është e vërtetë.

Macja e zezë sjell lumturi dhe paqe aty ku shfaqet.

Macja e bardhë sjell përparim financiar, dhe macja e kuqe tregon suksesin e biznesit.

Për këto arsye, mos e përzeni kurrë një mace nëse ajo troket në derën tuaj, përkëdheleni dhe ushqeni atë dhe do të tërhiqni energjinë pozitive që macet mbajnë. /albeu.com/


Shtuar 12.03.2022 22:00

Tags: