Për të gjithë ju që jeni në ankth, ose besoni historitë konspirative që qarkullojnë mbi fundin e botës, NASA ka dhënë një sqarim pas studimeve të fundit të atmosferës.
Asteroidi 99942 Apophis që u identifikua në 2004-ën, nuk do jetë rrezik për tokën as për 100 vitet e ardhshme.
Këtë lajm e konfirmuan vetë përfaqësues të NASA-s duke i qetësuar të gjithë ata që besonin se ky asteroid ishte një rrezik serioz për planetin tonë.
Apophis ka përmasat e 3 fushave të futbollit dhe nëse do përplasej me Tokën do shkaktonte dëme serioze, por rreziku është zhdukur.