argetim

Me naftë apo benzinë? Gjithçka që duhet të dini para se të zgjidhni makinën tuaj

Naftë apo benzinë? Kjo eshte pyetja qe e ndegjojmë më së shpeshti në mesin e shoqërisë apo edhe në internet. Gjithashtu është gjëja e parë që ju duhet ta konsideroni para se të bleni një makinë.

Të dyja këto lloje tëmakinave i kanë përparësitë dhe të metat e tyre. Prandaj, zgjedhjen që ju do të bëni do të varet plotësishtë nga preferencat e juaja.

Të lidhura

None found

Për të ua lehtësuar punën, më poshtë do të bëjmë një krahasim në mes makinave me naftë dhe atyre me benzinë.

Motorri

Dallimi kryesor në mes motorëve të makinave me naftë dhe benzinë është efikasiteti termik që motorët me naftë kanë. Motori me naftë është 20% më efikas sesa motorat me benzinë. Gjë që ndikon drejtëpërdrejtë me rritjen e ekonomisë së karburantit në 20%.

Motorat me naftë përdorn në shumë lloje të paisjeve dhe automjete për shkak të çmimit më të ulët të karburantit dhe efikasitetit që kanë.

Në anën tjetër, motorët me benzinë kanë pikë të lartë të qëndrueshmërisë, por një pikë të ulët ndezjeje. Karburanti i motorrit kompresohet me ajër të pastër dhe pasi pistoni të jetë më majën e goditjes, ndodh një shkëndi e cila shkakton ndezjen e motorrit dhe bënë që motori të jetë i gatshëm për operim.

Qëndrueshmëria e motorrit

Një tjetër veçori që i ndan motorrët e naftës me atë të benzinës është jetëgjatësia e motorit.

Cilindrat e motorit me benzinë ka gjasa të dëmtohen pasi që motorri të arrijë 120.000 deri ne 150.00 milje. Gjë që ndikon në në efikasitetin e motorrit. Ndërsa ndryshe nga motorri me benzinë, ai me naftë njihet për jetëgjatësi më të madhe përfshirë arritjen e miliona miljeve. Por, në rast se ndodh që cilindri ka nevojë për ndërhyrje, atëherë, ai mund të zëvendësohet pa pasur nevojë të ndërrohet gjithë motorri.

Çmimi

Tashmë është e ditur se makinat me naftë kushtojnë më shumë se ato me benzinë. Ndërsa, marrë paraysh ndryshimet e shpeshta të çmimit të karburantit, çmimet për naftë dhe benzinë janë mesatarisht të përafërta me njëra tjetrën.

Prandaj, para se të bleni makine të re ju duhet të vendosni nëse iu përshtatet që makina të jetë naftë apo benzinë. Si dhe të llogarisni se sa karburantë harxhojnë makine në ambiente lokale dhe të hapura.

Mirëmbajtja

Makinat me motor me naftë janë më të kushtueshme për mirëmbajtje sesa ato me benzinë. Motori me naftë ka pjesë të cilat duhet kontrolluar më shpeshë dhe që motorri me benzinë nuk i ka.

Në krahasim me rezervuarin e benzinës, ai i naftës është më i madh.

Pjesët e motorit të cilat kërkojnë më shpesh zëvendësim tek motori i naftës janë filtrat e karburantit dhe shpërndarësi i ujit.

Ndërsa, motorët e benzinës, pjesët si priza e shkëndijës dhe ftohësi i motorit, janë pjesë të cilat kanë qëndrueshmëri më të madhe. Pra, nuk kanë nevojë për zëvendësime të shpeshta.

Drejtimi

Makinat të cilat janë me naftë zakonisht përformojnë më mirë gjatë vozitjes sesa makinat me benzinë.

Motorët me naftë janë shumë më të fuqishëm. Ata gjithashtu i karakterizon vozitja komode. Ndërsa, motorët me benzinë kanë një llojë zhurme dhe dridhje gjatë vozitjes gjë që e bënë vozitjen e tyre jo edhe aq komode sa veturat me motor prej nafti.

Pas gjithë kësaj analize, vendimi se a do të zgjidhnit makinën me benzinë apo naftë në rast se iu ofrohet mundësia për të blerë një veturë të re, e merrni ju. Shqyrtojini këto analiza dhe merrni vendimin e duhur për ju.

të fundit

Arteta në alarm: Tzolis mund të qëndrojë jashtë fushave deri në tri javë

Christos Tzolis pritet të mungojë për dy deri në tri javë, pas lëndimit që pësoi në ndeshjen e Greqisë ndaj…

4 minutes ago

Barcelona merr lajmin e mirë për Raphinhan pas lëndimit me Brazilin

Ylli i Barcelonës, Raphinha, iu nënshtrua testeve mjekësore këtë të premte në mëngjes për të përcaktuar shkallën dhe natyrën e…

5 minutes ago

Kurti dhe Hamza pritet të takohen, në fokus presidenti dhe ndryshimet për Specialen

Pritet pas pak të zhvillohet takimi i kryeministrit dhe kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Bedri…

10 minutes ago

LSDM: Von der Leyen konfirmoi identitetin dhe gjuhën maqedonase, ndërsa Mickoski po pengon integrimin në BE

Nga LSDM thonë se Mickoski gënjeu për tradhti, ndërsa Brukseli konfirmoi identitetin dhe gjuhën maqedonase."Në një konferencë të përbashkët për…

11 minutes ago

Monika Lubonja në qendër të vëmendjes për videot intime, shoqja e saj e ngushtë, Jonida Vokshi del me mesazh

Rrjetet sociale po “ziejnë” ditët e fundit pas publikimit të disa videove intime, ku në to shfaqen persona të njohur…

31 minutes ago

Tabaku on SPAK raids targeting people linked to KAYO and Ron Yeffet: The investigation must go all the way

Deputetja e PD Jorida Tabaku, ka reaguar nw lidhje me kontrollet qw Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar në banesat dhe…

34 minutes ago