Lamborghini ka prezatuar një super makinë të re me vlerë 2.6 milionë dollarë, i cili është me një emër shumë të njohur: Countach.
Lamborghini Countach origjinal, i prezatuar si një makinë koncepti në Panairin e Automjeteve në Gjenevë në 1971, e bëri prodhuesin italian të automobilave të famshëm në botë.
Countach i ri, i prezatuar në një event gjatë Javës së Makinave Monterey në Kaliforni, feston 50 vjetorin e atij debutimi.
Në shumë aspekte, Countach i ri është një pasardhës i drejtpërdrejtë i origjinalit. Ka një motor V12, direkt pas dy sediljeve. Dhe, si çdo makinë sportive Lamborghini që nga Countach, ajo ka formën e një pykë të profilit të ulët.