Këtu do të zbuloni nëse jeni të pastër aq sa mendonit!

Higjiena është një nga elementet më të rëndësishme për një jetesë të shëndetshme, e sidomos në kohët që po jetojmë. Në mendjen tuaj aktualisht mendoni se keni çdo gjë në kontroll, por na lejoni të lëkundim gjithë njohuritë tuaja. E vërtetoni këtu sa pastërtorë jeni!

Sa shpesh duhet të lani dhëmbët?

Shoqata dentare amerikane rekomandon që dhëmbët të lahen dy herë në ditë për dy minuta, ndonëse nuk e specifikojnë në ç’moment të ditës duhet bërë diçka e tillë. Pra për sa kohë bëni një pastrim të mirë përpara se të bini në gjumë, jeni në rregull. Ndërsa flini goja prodhon më pak pështymë, gjë që mund të shkaktojë kavitetet.

Sa shpesh duhet të lani flokët?

Askush s’ka pse lan flokët çdo ditë. Përpos kësaj, varet dhe nga lloji i lëkurës. Nëse keni lëkurë normale apo të thatë, një ose dy herë në javë është mjaftueshëm.

Sa shpesh duhet të pastroni syzet?

Bëjeni rregullisht, të paktën sa herë shihni se syzet janë bërë me njollë. Nuk është e nevojshme të përdorni një solucion për këtë punë, mjafton të përdorni ujë dhe sapun dhe në fund ta pastroni lehtësisht me një material pambuku.

Kur është koha më e mirë për të vendosur antidjersë apo deodorant?

Koha ideale është përpara gjumit. Në këtë mënyrë, nëse po përdorni antidjersë, ka kohë të mjaftueshme që kanalet e djersës të mbyllen para se të rinisin të djerësijnë në mëngjes. Shumica e antidjersave zgjasin deri në 24 orë, prandaj s’do të keni probleme në punë.

Sa shpesh duhet të laheni?

Shumica prej nesh lahemi shumë shpesh. Dermatologët thonë se duhet të lahemi një herë në 2-3 ditë, në varësi të vendit ku jetoni dhe sa shpesh kryeni aktivitet fizik. Nëse keni lëkurë të yndyrshme më mirë lahuni në darkë.

Sa shpesh duhet t’i pastroni dhëmbët me fije?

Një herë në ditë, ndonëse ka ende dyshime nëse pastrimi i dhëmbëve me fije është shumë efektiv.

Duhet të bëni gargarë?

Bëjeni, por jo mennjëherë pas larjes së shëmbëve. Është në dorën tuaj, jo të gjithë kanë nevojë për ta bërë.

Sa shpesh duhet të prisni thonjtë?

Kjo ndryshon në varësi të gjatësisë që doni të mbani thonjtë, por një herë në dy javë është e mjaftueshme.

Sa shpesh duhet të ndërroni briskun?

Kjo varet nga lloji i briskut, por nëse ndjeni sikur ju tërheq lëkurën, ka ardhur koha ta ndërroni. Për t’i rritur jetëgjatësinë sigurohuni të lani tehet me ujë të nxehtë pas çdo përdorimi dhe lëreni të thahet natyralisht, në mënyrë që të mos ndryshket.


Shtuar 6.08.2021 09:57