Çfarë këshille i duhet secilës prej shenjave të horoskopit para se të dalin në një takim të parë? Mbani mend tuajën dhe aplikojeni në daljen e radhës.
1. Dashi
Merrini gjërat ngadalë, mos u nxitoni!
2. Demi
Mos e merrni veten kaq seriozisht. Flirtoni pak më shumë me veten dhe njerëzit përreth.
3. Binjakët
Përmbajuni planeve tuaja.
4. Gaforrja
Kujtoja vetes që sapo jeni takuar! Para se të pushtoheni nga emocionet dhe ndjesitë e para duhet të merrni një minutë kohë për t’i kujtuar vetes që është ende shumë herët.
5. Luani
Dëgjoje me kujdes njeriun që ke përballë në takim.
6. Virgjëresha
Mos u bëj kaq kritikues! Vëzhgo, analizo, por mos u kap pas çdo gjëje që s’të pëlqen në takimin e parë.
7. Peshorja
Përpiqu të mos fokusohesh tek kënaqësia e të tjerëve. Ju jeni interesant dhe kush s’e do dikë të tillë gjatë një takimi, por kujtohu që s’është ky standardi që ju meritoni gjatë një takimi.
8. Akrepi
Jepi rëndësi bisedave të shkurtra. Kanë më shumë intensitet se ç’mendoni.
9. Shigjetari
Bisedat e mira janë po aq të rëndësishme sa aventurat e lezetshme! Kushtojini vëmendje.
10. Bricjapi
Lëreni veten të lirë. Bëni pyetje të çiltra dhe ulni pritshmëritë jo reale.
11. Ujori
Ecni sipas rrjedhës së gjërave. E dimë që jeni mjaftueshëm i pavarur dhe futurist në mendime, por romanticiteti kërkon përshtatje.
12. Peshqit
Jini më realist! Mos injoroni shenjat e alarmit që në takimin e parë.