Çdo gjë që ju shqetëson tek vetja duhet të zgjidhet përpara se të hyni në një lidhje, tha eksperti.
Këto gjyra duhet ti ndryshoni tek vetja e juaj para se të vendosni të hyni në një lidhje.
Ju vazhdimisht po zgjidhni llojin e gabuar
Kjo zakonisht ndodh kur ju në mënyrë të pandërgjegjshme dëshironi të sabotoni vetë një marrëdhënie të suksesshme duke zgjedhur një lloj që në fakt nuk është material lidhjeje.
Keni nevojë për një mashkull që të jeni të lumtur
Gjeni atë që ju bën të lumtur përpara se të hyni në një marrëdhënie dhe më pas kërkoni dikë me të cilin ta ndani këtë lumturi.
Ju besoni se mund të shpëtoni dikë
Shumë gra kanë një ‘kompleks shpëtimi’, ndaj kërkojnë dikë jofunksional për të pasur një dramë në jetën e tyre që në mënyrë të pandërgjegjshme e dëshirojnë, por problemet e të tjerëve duhet t’u lihen atyre dhe profesionistëve të trajnuar.
Kërkoni dikë që t’ju shpëtojë
Çdo gjë që ju shqetëson tek vetja duhet të zgjidhet përpara se të hyni në një lidhje sepse më pas gjërat ndoshta do të ndërlikohen edhe më shumë ose do të tërheqni një mashkull me të njëjtat probleme.
Po kërkoni dikë që t’ju kompletojë
Nëse mendoni se nuk jeni një person i plotë, e vetmja gjë që do të merrni është një marrëdhënie jofunksionale. Pavarësisht se sa perfekt ishte ai.