Flini në anën e majtë të shtratit? Ja ç’thotë studimi për ju!

A e keni menduar ndonjëherë se edhe ana e shtratit ku flini mund të ndikojë në mënyrën se si ndiheni gjatë ditës? Duket e çuditshme, por disa hulumtime sugjerojnë se zgjedhja mes të majtës dhe të djathtës së shtratit mund të lidhet me humorin, personalitetin dhe madje edhe suksesin në punë.

Sipas rezultateve të disa studimeve britanike, personat që flenë në anën e majtë të shtratit kanë prirje të jenë më pozitivë, të qëndrueshëm emocionalisht dhe më optimistë në jetën e përditshme. Përveç kësaj, ata raportohet se janë më të lumtur dhe e përballojnë stresin me më shumë lehtësi.

Një nga studimet më të cituara ka zbuluar se njerëzit që flenë majtas kanë personalitet më krijues dhe shpesh janë më të kënaqur me punën e tyre. 31% e atyre që flenë në anën e majtë deklarojnë se e duan punën e tyre, kundrejt vetëm 18% të atyre që flenë në anën e djathtë. Studiuesit po ashtu theksojnë se “majtasit” janë më të qeshur, më të besueshëm dhe të hapur ndaj sfidave të reja.

Ndërkohë, personat që flenë në anën e djathtë kanë më shumë gjasa të zgjohen me shqetësim, humor më të tensionuar dhe të ndihen më të stresuar.

Sigurisht, këto rezultate duhen marrë me dozën e duhur të humorit. Megjithatë, shumë njerëz thonë se nuk e ndërronin anën e tyre të shtratit për asgjë!


Shtuar 30.10.2025 11:07