E ke pyetur ndonjëherë veten, ç’ndodh nëse padashje dëmton diçka në MUZE

Pavarësisht nëse jeni vizitor apo punonjës mund të ndodhë padashje të dëmtosh diçka. Megjithatë muzeumet kanë zgjidhje në rast se dikush dëmton aksidentalisht objekte unike. Ata punojnë vërtet shumë për të mbrojtur të gjitha kryeveprat e tyre, duke përdorur teknika të ndryshme, si teknologjia me rreze X. Dhe ndonjëherë ka edhe piktura të tjera nën ato që po shijoni.

Nëse thyen diçka në një muze, nuk do të jeni ju ai që paguani për të.

Me rastin që dëmtoni padashur një pjesë arti unike, si një pikturë, një skulpturë ose një vazo, muzeu është përfundimisht përgjegjës për restaurimin. Ata janë institucione të mëdha, dhe si të tillë, janë me të vërtetë të kujdesshëm për atë që mbajnë brenda. Për shkak të kësaj kanë politika të posaçme sigurimi. Politikat e sigurimit do të kujdesen për të gjitha kostot e nevojshme për restaurimin, sado që të zgjasë.

Nëse shkatërroni objekte të pazëvendësueshme, sërish askush nuk do t`ju kritikojë

Për muzeun, të gjithë vizitorët konsiderohen mysafirë, kështu që ata nuk janë përgjegjës financiarisht për kostot e restaurimit. Për më tepër, muzetë kanë fonde granti për t’i ndihmuar ata të mbulojnë kostot e restaurimit.

Nëse dëmtoni diçka dhe jeni punonjës i muzeut

Ju mund të konsideroheni me fat se do kaloni ditët tuaja duke punuar brenda një muzeu, të rrethuar nga pjesë arti të pabesueshme, duke shijuar historinë si një rutinë të përditshme. Ashtu si në çdo vend tjetër pune, ju lejohet të bëni gabime, por këtu kushtojnë më shumë. Në vitin 2014, një roje në një muze italian hodhi një copë arti modern në plehra. E ngatërroi atë me një grumbull mbeturinash. Ishte një veprim i pavetëdijshëm, kështu që muzeu e kuptoi situatën. Për fat të mirë të tij, muzeu kishte një politikë të veçantë sigurimi në rast se një punonjës dëmtonte një vepër arti.

Muzeu bën më të mirën e mundshme për të shmangur aksidentet, dhe këtu janë disa shembuj.

Për dekada, muzetë kanë përmirësuar metodat e tyre për të mbajtur artin të mbrojtur. Muzeumet si Qendra Getty (në Kaliforni) janë rezistente ndaj dëmtimit të zjarrit falë mureve të tyre të betonit të armuar. Muzeu ëhitney i Artit Amerikan në Nju Jork ndërtoi një mur të veçantë përmbytjeje pas një incidenti në 2012-ën. Xhamat e kornizave kanë zakonisht një shtresë të veçantë bllokuese UV. Kjo është shumë e rëndësishme sepse rrezet UV mund të dëmtojnë shumë ngjyrat në piktura.

Nëse i thyeni gjërat me qëllim, nuk do jenë mirëkuptues me ju. Mund të akuzoheni për dëmtim të pronës publike dhe të kaloni disa netë në qeli. Pastaj dënimi varet nga legjislacioni i çdo shteti./Bright Side

Shtuar 20.03.2022 15:36