Categories: argetimlifestyle

Do t’ju befasojnë: 2 fjalët që Apple përdor më shpesh nëpër reklama për të rritur shitjet

Sigurisht, Apple di të krijojë produkte të shkëlqyera. Por – dhe kjo është thelbësore për suksesin e çdo kompanie – Apple gjithashtu di edhe t’i shesë këto produkte. Përmes imazheve. Përmes videove krijuese. Dhe përmes fjalëve.

Fjalët synojnë t’i kthejnë dëshirat në nevoja dhe t’ju bëjnë të doni një iPhone 12 edhe pse e keni shumë mirë iPhone 11. Apple përdor shumë fjalë, si “superfast”, “dramatic”, maximize”, “dazzling”, vibrant” etj. megjithatë fjala që përdoret më shpesh nga këto është “new” (i ri). Por “new” qëndron në vendin e dytë. E dini cilat janë fjalët që renditen në vendin e parë dhe përdoren më shpesh nëpër reklama?

Të lidhura

None found

“Ju” dhe “tuaj”.

Fokusi i marketingut të Apple është te klienti – se si ju do të përfitoni nga veçoritë e reja: ekrani më i madh, ekrani më i mirë, procesori më i shpejtë etj. Se si tiparet e reja – xhami më cilësor, rezistenca ndaj ujit, karikimi do të zgjidhin problemet tuaja.

Pse? Sepse qëllimi i çdo shitjeje – dhe në një kuptim më të gjerë, i çdo strategjie marketingu – është të ndihmojë klientët potencialë ta imagjinojnë veten duke përdorur produktet dhe shërbimet. Kjo është arsyeja pse Apple përdor “ju” dhe “tuaj” kaq shpesh.

Çfarë Apple synon vërtet është që ju ta imagjinoni veten duke përfituar nga të gjitha tiparet e iPhone tuaj të ri.

Dëshirat tuaja duken si nevoja. Dhe nevojat gjenerojnë shitje.

të fundit

“Verë dhe portokalle” rikthehet, me Librazhdin si ndalesën e parë të turit të “Portokalli”

“Portokalli”, spektakli më i ndjekur dhe më i madh i humorit në Shqipëri, e ka nisur nga Librazhdi turin e…

6 minutes ago

Zelensky: Fedorov mbetet pjesë e ekipit tim, detyrat e reja do të bëhen publike më vonë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se Mykhailo Fedorov, ministri i Mbrojtjes që u shkarkua prej tij…

15 minutes ago

Thatësira dhe vapa e çojnë Holandën në alarm, qytetarëve u kërkohet të kursejnë ujë

Ministria e Infrastrukturës dhe Menaxhimit të Ujërave ka bërë të ditur se Holanda po përballet zyrtarisht me mungesë uji, ndërsa…

15 minutes ago

Pas dorëheqjes së Keir Starmer, Andy Burnham drejt postit të kryeministrit britanik

Andy Burnham, pritet të jetë kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, pasi të marrë drejtimin e Partisë Laburiste dhe…

19 minutes ago

Seanca konstituive e Kuvendit pritet në fillim të gushtit

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka thënë se seanca konstituive për formimin e institucioneve të vendit,…

20 minutes ago

Gjendja e krizës për naftën dhe derivatet mbetet në fuqi deri më 20 tetor

Qeveria miratoi vendimin për vazhdimin e gjendjes së krizës për shkak të rrezikut për çrregullim të furnizimit me naftë dhe…

21 minutes ago