lifestyle

Një lëvizje e syve kontrollon iPhone, risitë e Apple, një çmenduri

Apple po projekton tendencat më të fundit të teknologjisë që synon të ndihmojë përdoruesit të angazhohen me “softwer-in” e saj në mënyra të reja. Gjiganti i teknologjisë njofton se veçoritë e reja do të jenë të aksesueshme në një sërë aplikacionesh, duke përfshirë Apple Music, CarPlay dhe sistemin operativ iOS të Apple.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, Apple po përdor inteligjencën artificiale për t’i lejuar njerëzit me aftësi të kufizuara fizike të lundrojnë më lehtë përmes iOS dhe iPadOS. Një nga risitë lidhet drejtpërdrejt me sytë. Ju do të arrini të lundroni në iPhone dhe iPad vetëm me lëvizjet e syve.

Të lidhura

None found

Funksioni përdor kamerën e përparme të pajisjes për të gjurmuar lëvizjet e syve tuaj dhe për t’ju lejuar të lëvizni nëpër aplikacione. Për ata që janë të shurdhër ose me vështirësi në dëgjim, Apple planifikon të ofrojë një veçori që quhet “Taptic Engine” në Apple Music.

Kur aktivizohet, funksioni do të përdorë një sërë prekjesh, dridhjesh dhe përgjigje të tjera për t’u sinkronizuar me audion e një kënge. Një veçori tjetër është edhe ajo e “Vehicle Motion Cues” që do të shfaqë pika të animuara në ekranin e një iPhone ose iPad kur një automjet është në lëvizje

Për ata të cilët duan të ruajnë komanda të personalizuara është projektuar veçoria e “Voice Shortcuts”. Kur Siri dëgjon komandën tuaj, do të kryejë çfarëdo veprimi që i është caktuar, duke përfshirë nisjen e aplikacioneve ose përfshirjen në detyra më komplekse në pajisje.

të fundit

Studentët i kërkojnë dorëheqjen, Rama publikon pamjet, tavolinën ku ftonte të rinjtë për dialog e quan destinacion turistik

Ndërsa studentët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ky i fundit ka publikuar sërish tavolinën prej guri të…

14 minutes ago

Grupi qeveritar për apelimin e aktgjykimit të Hagës zhvillon sot mbledhjen

Grupi Punues i themeluar nga Qeveria për hartimin dhe bashkërendimin e Strategjisë Shtetërore, që lidhet me procedurën e apelimit të…

20 minutes ago

Sjelljet që mund të tregojnë se është e vështirë të komunikosh me ju

Disa zakone që na duken krejtësisht të padëmshme mund të ndikojnë në mënyrën si na shohin të tjerët. Dhe shpesh,…

23 minutes ago

Gjetja e një partnereje po bëhet më e vështirë për burrat: Çfarë po i ndërlikon njohjet?

Mundësitë për t’u njohur janë shtuar, por një paradoks i heshtur po i bën lidhjet më të ndërlikuara. Ajo që…

23 minutes ago

Chris Langan, i cilësuar si njeri me IQ deri në 210, përgjigjet nëse beson te Zoti

Chris Langan, i njohur për inteligjencën e jashtëzakonshme dhe teoritë e tij mbi universin, ofroi një shpjegim që shkon përtej…

23 minutes ago

Emre Belozoglu merr vendim për Vedat Muriqin te Fenerbahce

Vedat Muriqi pritet të rikthehet në formacionin titullar të Fenerbahces për ndeshjen ndaj Çorum FK, pasi sulmuesi kosovar ka bindur…

29 minutes ago