argetim

Diamanti i zi miliardavjeçar “Enigma” shitet për 3.16 milionë paund

Një diamant i zi miliardavjeçar, që besohet të jetë diamanti më i madh i prerë në botë është shitur për 3.16 milionë paund. I quajtur “Enigma”, guri i çmuar prej 555,55 karatësh, i cili peshon pothuajse njësoj si një banane, pritej të merrte më shumë se 4,4 milionë paund në aksionin online. Drejtuesi i ankandit Sotheby’s tha se “blerësi ka zgjedhur të përdorë kriptomonedhën për blerjen”.

Ekzistojnë teori konkurruese rreth origjinës së gurit, duke përfshirë se ai u soll në Tokë nga një asteroid. Sotheby’s nuk e identifikoi blerësin, por pas ankandit, sipërmarrësi i kriptomonedhave Richard Heart doli në mediat sociale për të pretenduar se ai ishte blerësi i diamantit “Enigma”. Ai u tha më shumë se 180,000 ndjekësve të tij në Twitter se “sapo të kryhej pagesa dhe të merrej në zotërim”, perla do të riemërohej “diamanti HEX.com”, duke iu referuar platformës blockchain që ai themeloi.

Të lidhura

None found

Perla është një karbonado, e cila është një nga format më të vështira të diamantit natyror. Karbonadot janë jashtëzakonisht të rrallë dhe janë zbuluar ndonjëherë vetëm në Brazil dhe në Republikën e Afrikës Qendrore raporton “BBC”. Për shkak se këto lloje diamantesh përmbajnë osbornit, një mineral që gjendet vetëm në meteorë, besohet se e kanë origjinën nga hapësira.

Sotheby’s e përshkroi “Enigmën” si “një nga mrekullitë kozmike më të rralla, miliarda-vjeçare të njohura për njerëzimin”. Edhe pse origjina e saktë e diamanteve të zeza është e mbuluar me mister. Diamantet e zeza janë zakonisht rreth 2.6 deri në 3.2 miliardë vjet të vjetra, një kohë përpara se të ekzistonin dinosaurët.

Vetë Toka është rreth 4.65 miliardë vjet e vjetër, pra jo shumë më e vjetër se diamantet e zeza

të fundit

U nda nga jeta në moshën 40-vjeçare, përcillet mes lotëve për në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

Përcillet për në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti, i cili u nda në mënyrë të parakohshme nga jeta ditën…

8 minutes ago

I quajti “qenie të pështira”, Lutfi Dervishi: Patronazhisti fut hundët në jetën private të shqiptarëve, ua studion hallet dhe frikërat dhe i shndërron në monedhë shkëmbimi për një votë!

Me anë të një shkrimi të publikuar në rrjetet sociale, analisti i njohur Lutfi Dervishi, ka reaguar pas debatit të…

15 minutes ago

Policia e Shkodrës godet në tentativë sulmin e dytë me eksploziv ndaj Preng Gjinit, një i arrestuar dhe një në kërkim

Policia e Shkodrës ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale. Bëhet fjalë për një atentat tjetër që nga të dhënat…

24 minutes ago

Plazhet pa vrojtues/ Pushuesit të shqetësuar në Durrës, apel prindërve: Mos i lini fëmijët vetëm

Në kulmin e sezonit turistik, një nga problematikat më shqetësuese në vijën bregdetare të Vlorës mbetet mungesa e vrojtuesve të…

30 minutes ago

Shehaj zbulon dokumentet e pasurisë në Itali dhe i kërkon Ramës: Trego si e ndërtove vilën në Surrel me 400 mijë euro

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka publikuar me dokumente të dhënat e plota duke bërë transparencë totale në lidhje…

35 minutes ago

Grupi Parlamentar i PD mblidhet të hënën, në shqyrtim rikthimi në Kuvend

Partia Demokratike do të mbledhë ditën e hënë Grupin Parlamentar, ndërsa në fokus të diskutimeve pritet të jetë qëndrimi i…

45 minutes ago