Categories: showbizsport

Unazë diamanti dhe orë “Rolex”, zbulohet shifra e çmendur e veshjes së Cristiano Ronaldo (FOTO LAJM)

Cristiano Ronaldo, një ndër futbollistët më të suksesshëm në historinë e futbollit, ishte i pranishëm së fundmi në një konferencë ndërkombëtare në Dubai. Ajo që ra në sy të të gjithëve ishte unaza prej diamanti dhe ora Rolex.

Unaza e diamantit, ngjyrë e verdhë, është unazë që ka një vlerë prej 200 mijë paund, sipas The Sun. Ajo përmban një diamant të madh të verdhë të rrethuar nga një aureolë me diamante të bardhë dhe të vendosur në një brez me diamante.

Të lidhura

None found

Ndërsa ora ka një çmim akoma më marramendës, 380 mijë paund dhe mendohet të jetë ora më e shtrenjtë që Rolex ka bërë ndonjëherë. Ka në përbërje ar të bardhë dhe diamante.

34-vjeçari ishte pjesë e panelit, në Konferencën Ndërkombëtare të Sporteve në Dubai.

Futbollisti nuk kursehet asnjëherë me  blerjet e tij dhe po ashtu për t’i bërë dhurata partneres së tij, Georginës. Së fundmi, ai e ka surprizuar atë duke i dhuruar asaj vilën e ëndërrave e cila kap vlerën e rreth dy milion e gjysmë eurove, jo në Torino, ku ata aktualisht banojnë me fëmijët e tyre, por në Madrid.

Por a do të thotë gjë për largimin e CR7 nga Juventusi?

Performancat e Ronaldos me fanellën bardhezi nuk kanë qenë në nivelin e duhur javët e fundit, dhe thashethemet për një largim nga Torino tashmë janë në horizont.

Blerja e vendbanimit të ri larg nga vendi ku jetonte futbollisti në kohën e Real Madrid nuk bëri asgjë tjetër përveç se i shtoi zërat. Ndërkohë gazeta portugeze “Correio da Manhã”, ka qetësuar tifozët e Juves duke thënë se  blerja u bë vetëm si një investim.

të fundit

Përshkallëzohet situata në rrugët e Tiranës! Molotov drejt autoblindës së policisë, efektivët ndjekin protestuesit në rrugica (VIDEO)

Forcat operacionale të Policisë vijojnë patrullimet në disa zona të Tiranës, me qëllim identifikimin dhe shoqërimin e personave të dyshuar…

2 minutes ago

VIDEO NEWS/ Police use drone to drop tear gas on protesters, moment it crashes

Gjatë protestave studentore të zhvilluara para Kryeministrisë, është vënë re një dron që dyshohet se përdorej për të hedhur gaz…

12 minutes ago

Arsenali synon huazimin e Endrickut nga Real Madridi në janar

Arsenali ka nisur lëvizjet për të siguruar shërbimet e sulmuesit brazilian Endrick nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të janarit.Sipas…

12 minutes ago

Protesters move to Myslym Shyri Street, blocking it with garbage bins

Pas tensioneve para Kryeministrisë, protestuesit janë zhvendosur në rrugën “Myslym Shyri”, ku kanë bllokuar qarkullimin duke vendosur kosha mbeturinash në…

13 minutes ago

E dëgjove çfarë thanë për ty?”/ Monika Lubonja thumbon kritikuesit pas publikimit të videove intime: Unë nuk e flas gjuhën e tyre

Me një postim në Instagram, aktorja e njohur Monika Lubonja ka dhënë një përgjigje për të gjithë ata që e…

13 minutes ago

Bayern Munich dhe Borussia Dortmund zbulojnë formacionet për derbin gjerman

Formacionet zyrtare të derbit gjerman mes Bayern Munichut dhe Borussia Dortmundit janë publikuar, me të dy skuadrat që kanë zbuluar…

13 minutes ago