Një grua ka lënë pa fjalë shumë njerëz, pasi ka ndarë në Tik Tok, momentin kur ka larë jastëkët e burrit pas pesë vitesh dhe ka arritur plot 35 milion shikime..
Ajo ka ndarë të gjithë procesin e pastrimit të jastëkëve në disa faza, ku i zhyt në ujë duke i lënë të qëndrojnë për disa orë.
@pwincesslexxStripping my husbands favorite pillows after 5 years? ##fyp ##foryoupage ##pillowchallenge ##cleantok ##gross ##strip
Amerikania e njohur si Lexi, ka marrë shumë komente nga ndjekësit, të cilët kanë shkaktuar edhe të qeshura.
Njëri prej tyre u shpreh se kush ka fjetur me këta jastëkë është imun edhe ndaj Covid-19. Ndërsa dikush tjetër komentoi mënyrën se si ai ka fjetur pa qenë asnjëherë komod.