A e dini pse themi “Alo” kur përgjigjemi në telefon?

Me siguri e keni pyetur veten se përse përgjigjemi gjithnjë me “Alo” kur flasim me dikë në telefon.Në fakt, kjo fjalë është përdorur për herë të parë nga Thomas Edison.

Fjala “Alo” u përdor gabimisht nga Edison, në fund të shekullit XIX, pasi ai nuk kishte dëgjuar sinjalin që është dashur t’i vijë.

Por, sipas krijuesit të telefonit, Alexander Graham Bell është dashur që në thirrjet telefonike të përgjigjemi me “Ahoy!” e cila në thelb është një përshëndetje që është përdorur nga marinarët.Kështu, fjala “Alo” e përdorur gabimisht nga Edison mbeti si një zakon për miliona njerëz.


Shtuar 13.03.2022 21:37

Tags: