11 lloje kolegësh brenda një zyre: Cili jeni ju?

Të gjithë jemi të ndryshëm dhe si të tillë kemi karakteristikat tona edhe në vendin e punës. Në një ambient me shumë njerëz, është padyshim njëri që përton të punojë, dikush që s’flet fare, apo një thashethemaxhi. Cilët jeni ju?

1.

Kolegu më i përgjegjshëm nga gjithë skuadra. Ata mbledhin para, organizojnë festat e ditëlindjeve, piknikë dhe sigurohen që çdo gjë të shkojë mirë.

2.

Kazanova i zyrës! Tipi i kolegut që flirton me të gjithë dhe vazhdon të mendojë që është i parezistueshëm, pavarësisht se refuzohet vazhdimisht.

3.

Kolegu që vdes të konsumojë ushqim gjatë gjithë kohës. Ka gjithnjë një erë karakteristike me vete. Vdesin ta përdorin mikrovalën në çdo pushim të vogël.

4.

Ai që vetëm udhëton. S’është fare e thjeshtë ta gjesh këtë njeri në tavolinën e punës. Gjejnë me qindra arsye për të munguar dhe si rezultat menaxherët s’i mbajnë mend as emrin.

5.

Ata që kanë gjithmonë vapë në verë janë të njëjtë me ata që zihen për ngrohësen tek këmbët në dimër.

6.

Thashethemaxhiu. Eshtë ai që merr pjesë në çdo bisedë të jetës sociale në skuadër. Shpërndan informacion jo gjithmonë të vërtet, por pafund interesant.

7.

Kolegu përtac. Bën gjithçka i thotë imagjinata, me kushtin e vetëm për të shmangur punën.

8.

Lloji i kolegut që vdes të flasi në telefon edhe kur zyra është qetësi absolute. Fatmirësisht heshtja nuk zgjat shumë.

9.

Ai që ka fiksim të dëgjojë ç’bëhet nëpër zyrë që pastaj t’ja tregojë me stil shefit.

10.

Kolegu- punonjësi i muajit! Ai që shpërblehet muaj pas muaji dhe më i motivuari në gjithë zyrën.

11.

Ai që vjen gjithmonë, po gjithmonë vonë!


Shtuar 26.08.2021 13:23