Categories: argetim

​Këto janë 5 temat që duhen të shmangen për diskutim në vendin e punës

Ka shumë gjëra që janë shumë private për tu diskutuar në punë.

 

Të lidhura

None found

Ka gjëra që duhet t’i shmangni për t’i diskutuar në vendet punës, sepse kjo mund të ndikojë në mënyrën sesi kolegët tuaj mendojnë për ju dhe aftësinë tuaj për të bërë punën, pavarësisht se çfarë temash po bëhen.

Bezdia që krijohet në vendet e punës për shkak të këtyre bisedave mund të ndikojë në funksionimin e punës, madje edhe në mënyrën sesi punëdhënësi duhet që ta trajtojë atë çështje dhe askush nuk dëshiron që të jetë shkaktari i gjendjeve të pakëndshme.

Feja

Feja është diçka që diskutohet kudo e po ashtu diçka e cila i preokupon njerëzit gjatë gjithë kohës. Por në vendet e punës kjo temë duhet të “preket” lehtë. Besimi i dikujt është një gjë personale, e ka shumë njerëz të cilët janë të ndjeshëm në lidhje me të.

Kjo nuk do të thotë që ta fshehni besimin tuaj, sepse të gjithë kanë një formë besimi dhe kjo është krejtësisht normale, por një gjë duhet të kuptohet: jo të gjithë adhurojnë dhe duhet të adhurojnë në të njëjtën mënyrë.

Vendet e punës nuk janë mjedise ku duhet të flisni për fenë me ton të zjarrtë. Mbajeni për vete ndonjë mendim negativ për besimet e të tjerëve! E as mos këmbëngulni që t’i ndryshoni bindjet e kolegëve të punës!

Politika

Politika është gjithashtu njëra ndër temat më të paqëndrueshme, sepse arrinë që ta ndryshojë mënyrën e bisedës dhe ndërrimin e disponimit te bashkëbiseduesit. Nuk është e nevojshme që t’i prishni marrëdhëniet me ata të cilët keni krijuar raporte të mira për çështje politike, të cilat në fund të fundit mund edhe të mos i kuptoni edhe aq sa duhet.

Nuk është e nevojshme që t’jua impononi të tjerët pëlqimet dhe bindjet tuaj politike. Secila parti ka programet e saj me të cilat qytetarët pajtohen ose jo.

Problemet me bashkëshortin/en, fëmijët, partnerin/en

Diskutimi i problemeve që mund t’i keni në familje, mund t’i bëjë kolegët, madje edhe shefin të mendojë se ato mund të ndikojnë në mënyrën sesi i kryeni detyrat në punë. Ju mendoni ndryshe, por ata jo. E nëse këtë e bëjnë mbikëqyrësit, punonjësit e tjerë mund ta shohin këtë si një pikë të dobët që ata madje mund edhe ta shfrytëzojnë.

Në këtë rast autoriteti fillon e zbehet. Përveç kësaj, theksimi i problemeve tuaja mund t’ju bëjë që të jeni në qendër të thashethemeve në vendet e punës.

Aspiratat tuaja për karrierën

Në fakt nuk ka asgjë të keqe nëse punën e tanishme e shihni si një mundësi për gjëra më të mëdha në të ardhmen, por mbajini këto mendime dhe ndjenja për vete! Të flisni për ambiciet tuaja, mund ta bëjë shefin që të dyshojë në besnikërinë tuaj si dhe t’i bëjë kolegët t’ju urrejnë.

E nëse jeni të interesuar që të avanconi në atë organizatë, përpiquni ta bëni punën në mënyrën më të mirë të mundshme, duke e lajmëruar shefin që keni synime për radhë më të larta në atë kompani, pastaj puna juaj do të flasë vetë.

Problemet shëndetësore

Edhe pse në çështjet shëndetësore nuk ka asgjë për t’u turpëruar, mos i diskutoni jashtë mase në punë! Mund të zgjidhni të mos flisni fare për to, ose të jeni shumë të hapur, por pavarësisht se çfarë vendosni, mos e ndani edhe detajin e fundit të shëndetit!

Para se të flisni për problemet shëndetësore fizike apo mendore mendoni që kolegët tuaj që nga ai moment e dinë që jeni të sëmurë dhe mbase do të fillojnë ta vënë në dyshim aftësinë tuaj për punë, ashtu si edhe për problemet familjare.

Tags: puneTema

të fundit

Hasani: Shqiptarët duhet të shfrytëzojnë ndryshimet në Serbi dhe të kërkojnë hetim për pasivizimin e adresave

Rezultati i Koalicionit Shqiptar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, me 27 mijë e 607 vota dhe dy mandate…

9 minutes ago

Publikohen formacionet e Malisheva – Feronikeli 74, këto janë zgjedhjet e Rexhës dhe Berishës

Xhiroja e 11-të në Superligën e Kosovës në futboll përmbyllet këtë të diel me dy ndeshje, ndërsa njëra prej tyre…

12 minutes ago

Po bëni gabim të madh që po merreni me mua”, Nichi i drejtohet Fuegos

Banori i Big Brother Vip Kosova, Nichi ka shpërthyer ndaj Fuegos, me t’u zgjuar mëngjesin e së dielës. I shtrirë…

22 minutes ago

Alba Pollozhani akuzon Arlinda Morinën dhe Edonit Elshanin për përdorim të paautorizuar të imazhit, paralajmëron padi

Një bisedë e Arlinda Morinës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova 5” ka nxitur reagimin e Alba Pollozhanit, e…

23 minutes ago

LSDM sulmon ish-kreun Branko Cërvenkovski: E akuzon për bashkëpunim me OBRM-PDUKM-në dhe ZNAM-in

Partia opozitare LSDM ka dalë me qëndrim kundër ish-kryetarit të partisë, Branko Cërvenkovski.Në një komunikatë partiake, drejtuesit e LSDM-së kanë…

23 minutes ago

Videoja romantike e Kejsi Borrit ngjall dyshime për lidhje, por zbulohet e vërteta

Kejsi Borri është përfshirë në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale pas publikimit të një videoje ku shfaqet në momente…

23 minutes ago