Sot është nata e Kadrit dhe sipas fesë islame, agjërimi në këtë ditë konsiderohet i vlefshëm sa një mijë muaj. Nata e Kadrit shënon zbritjen e Kuranit në Tokë dhe fillimin e shkrimit të librit të shenjtë.
Sipas predikuesve fetarë, agjërimi dhe lutjet ndaj Zotit xheleshanuhu në këtë ditë përcaktojnë fatin dhe jetën e njeriut gjatë një viti. Nga agjërimi i kësaj dite nuk përjashtohen dhe shumë njerëz, që edhe pse nuk janë muslimanë, u bashkohen miliona agjëruesve muslimanë në mbarë botën. Mjafton si nderim për këtë natë dhe fakti se Allahu xh.sh ia ka kushtuar një kaptinë të plotë me këtë emër në Kur’an, që quhet Suretul Kadr.
Ajetet e para të cilat zbritën në këtë Natë të madhërishme kishin të bëjnë me leximin dhe diturinë, e cila tregon qartazi përcaktimin e lartë të fesë Islame në shkollimin, arsimimin dhe edukimin e individit dhe shoqërisë në përgjithësi.
Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në natën e Kadrit. E ç’të bëri ty të dish se ç’është nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj! Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit”. (El-Kadr, 1-5).
Zoti Fuqiplotë i zbriti Muhammedit a.s Ajetet e para të Kur’anit famëlartë derisa ai qëndronte në shpellën Hira, e cila ishte e vendosur në periferi të Mekës së bekuar.
Ajetet e para të cilat zbritën në këtë natë të madhërishme kishin të bëjnë me leximin dhe diturinë, imperativ i cili tregon qartazi përcaktimin e lartë të fesë Islame në shkollimin, arsimimin dhe edukimin e individit dhe shoqërisë në përgjithësi.
Porosia e këtyre Ajeteve të Kur’anit famëlartë i ishte drejtuar Muhamedit a.s, mirëpo kjo porosi ishte universale dhe kishte të bëjë me banorët e Mekës si dhe mbarë njerëzimin, ngase jo rastësisht Allahu xh.sh, Muhamedin a.s e dërgoi si mëshirë për tërë njerëzimin.
Kjo natë është më e vlefshme se një mijë muaj të cilët neve i numërojmë në jetën tonë të përditshme, periudhë e cila nëse llogaritet do të barazoheshe me një periudhë jetësore në këtë botë.