Gresa Gashi dhe Rovena Stefa kanë nisur debatet me njëra-tjetrën që në fillim të Big Brother VIP Kosova 3.
Aktorja nga Kosova e paralajmëroi këngëtaren që në hyrjen në shtëpinë e famshme.
Megjithatë, ato u përplasën ditë më vonë për një këngë të artistes, për të cilën u tha se e ka vjedh.
E tani, vajzat kanë qenë bashkë në dhomën e grimit duke u përgatitur pasi janë zgjuar, ku ato nisën ngacmimet.
Derisa Lela iu kërkoi të këndonin në italisht, në këtë mes u përfshi edhe ish-aktorja e “O sa mirë”.
E kjo gjë duket t’i ketë penguar Rovenës, e cila shtoi: “Edhe gomari këndon më mirë se ti”.
Sidoqoftë, Gresa e injoroi dhe vazhdoi me atë që po bënte, duke mos i kushtuar vëmendje fjalëve.