Nga fjala e anëtares së Këshillit Bashkiak Tiranës, Ilda Zhulali, në protestën e radhës së opozitës që po zhvillohet përpara bashkisë së Tiranës kundër korrupsionit.
“E gjithë Shqipëria është tronditur këto ditë nga ajo që ngjau ën Pogradec. Egli Proga, një i pafajshëm, humbi jetën nga një vrasës, nga një vrasës që bëri bashkë aleancën e të gjithë qelbësirave kudo që ndodheshin.
Çfarë e shpëtoi Egli Progën?! E shpëtoi Jonida Proga, kjo grua e jashtëzakonshme, që ngriti me dinjitetin e saj të gjithë Shqipërinë në këmbë, të gjitha mediat, të gjithë njerëzit i bëri bashkë në mbrojtje të asaj që i ndodhi Egli Progës.
Mendoni sikur të gjithë bashkë ne të bëheshim sa gjysma e Jonida Progës, se çfarë do të ndodhte në Shqipëri! ndaj ky qytet, Tirana jonë e dashur, meriton të bëjë bashkë të gjitha Jonidat e Tiranës për ta shpëtuar nga kusarët që janë bashkë për të na vënë të gjithë përfund.
Ajo që ndodhi në Progradec është mësim për të gjithë, por mbi të gjitha një thirrje për veprim. Fjalët nuk kanë më kuptim. Tani është kohë vetëm për veprim!
Të bëhemi të gjithë Jonida Proga në mbrojtje të Shqipërisë, të Tiranës, të jetës dhe dinjitetit!”, tha ajo.