E veshur pantallona të zeza me një kapelë të zezë syze dielli dhe një këmishë të bardhë, të cilat i ka lënë thuajse tërësisht të zbërthyera, ku bie në sy barku i rrumbullakosur, kaq mjafton që aktorja Margot Robbie të çmend rrjetin, teksa prêt të bëhet nënë për herë të parë.
Ylli 34-vjeçar po shijon pushimet në Sardenjë të Italisë, pak kohë para se të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.
Në fotot e shkrepura nga paparacët, bie në sy stili i saj i thjeshtë e tepër komod në veshje. Kjo ndryshe nga ç’kemi parë zakonisht te yjet e famshëm kur janë në pritje të ëmbël.
Aktorja u fotografua me bashkëshortin e saj, Tom Ackerley dhe miqtë e saj.
Robbie e ka kaluar pjesën më të madhe të shtatzënisë jashtë vëmendjes mediatike.
Megjithatë dëshirën e saj për të krijuar familje dhe për t’u bërë nënë nuk e ka fshehur asnjëherë gjatë intervistave. Madje shpesh ka theksuar se do i përkushtohet totalisht, duke e vënë mëmësinë në krye të prioriteteve të saj.