Melania Trump kryesoi Këshillin e Sigurimit të OKB-së për fëmijët, mes tensioneve me Iranin

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, drejtoi dje një mbledhje të Këshillit të Sigurmit t të Kombeve të Bashkuara mbi fëmijët dhe arsimin në zonat e konfliktit, në një moment kur Shtetet e Bashkuara vijon veprimet ushtarake ndaj Iranit, sipas BBC.

Fjalimi i saj u përqendrua në rolin e edukimit për fëmijët në “avancimin e tolerancës dhe paqes botërore”.

Kjo është hera e parë që bashkëshortja e një lideri botëror kryeson një seancë të Këshillit të Sigurimit. Zoinja Parë e drejtoi takimin në emër të SHBA-së, e cila këtë muaj mban presidencën e radhës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Plani që ajo të kryesonte mbledhjen ishte njoftuar që në fund të muajit të kaluar.

Gjatë fjalës së saj, ajo shprehu ngushëllime për familjet e ushtarakëve amerikanë të vrarë, pa përmendur drejtpërdrejt ndonjë operacion të caktuar ushtarak.

“Trimëria dhe përkushtimi i tyre do të kujtohen gjithmonë” ,tha ajo. “Shpreh urimet e mia të sinqerta për një shërim të shpejtë dhe të lehtë për të gjithë të plagosurit. Jeni në mendimet dhe lutjet e mia gjatë këtyre kohëve sfiduese”.

Si pjesë e angazhimit të saj për çështjet e fëmijëve, ajo deklaroi gjithasht se “Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë të gjithë fëmijëve në mbarë botën. Shpresoj që së shpejti paqja të jetë e juaja.”

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e OKB-së, Rosemary DiCarlo, theksoi gjatë takimit se “kur shpërthejnë konfliktet, fëmijët janë ndër më të prekurit”. Ajo shtoi se gjatë dy ditëve të fundit shkollat në Israel, Emiratet e Bashkuara Arabe, Qatar, Bahrein dhe Oman janë mbyllur ose kanë kaluar në mësim online për shkak të operacioneve ushtarake në rajon. Ajo përmendi gjithashtu raportimet nga Irani për një sulm ndaj një shkolle fillore.


Shtuar 3.03.2026 13:10